KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni për Legjislacion voton Projektligjin për Gjykatën Administrative, do t’i ketë 34 gjyqtarë
Siguri

Komisioni për Legjislacion voton Projektligjin për Gjykatën Administrative, do t’i ketë 34 gjyqtarë

Kosova News
Kosova News 14:32 -12/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 7 vota për dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova për herë të parë do të këtë Gjykatë të specializuar për të gjitha konfliktet administrative.

Ajo ka thënë se kjo gjykatë do t’i ketë dy shkallë, e 25 gjyqtarë do të jene në shkallën e parë dhe 9 në të dytin.

“Për here të parë Kosova do ta ketë një Gjykatë të specializuar për të gjitha konfliktet administrative. Nëpërmjet këtij projektligji, Gjykata Administrative do të jetë kompetente që të vendos në raport me këto çështje kryesore, të gjitha konfliktet administrative përveç atyre që janë në juridiksion të gjykatës supreme, të gjitha konteste nga marrëdhënia e punës, Gjykata Administrative do të organizohet ne dy shkalla, dy shkallë të gjykimeve do t’i ketë”, ka thënë ajo.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka thënë se nuk është e vërtetë që në Kosovë për herë të parë është duke u trajtuar kontestet administrative.

Ai para deputetëve dhe ministres ka paraqitur disa problem sa i përket kësaj Gjykate.

“Unë i kam disa dallime parimore për themelim e kësaj gjykatë. Parimisht jam kundër që të eksperimentoj për kaq vite  në Kosovë që herët të jetë departament të veçantë here gjykatë. Problemi në përmbajtje e kam siç e kam pasur në gjykatë komerciale, ju po mendon që sistemi dy shkallës të ketë vetëm një kryetarë. Shkalla e parë e Gjykatës Themelore dhe e Apelit të ketë një kryetar gjykate, këtë e kam thënë edhe për Gjykatën Komerciale se e cenon pavarësinë, ju e keni parë edhe këtu dhe mendoj që është gabim themelorë”, ka thënë ai.

E deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është i nevojshëm.

Ai ka theksuar se pajtohet me problem që ka paraqitur deputeti Driton Selmanaj por që konsideron se e rëndësishme është që kjo gjykatë të jetë në interes të qytetarëve dhe jo partive politike.

“Unë jam në mbështetje të plotë. Mendoj që një gjykatë e tillë administrative është e vonuar. Duhet me urgjencë me trajtua te rregulloret. Unë jam kundër ushtruesve të detyrës”, ka thënë ai.

Ministrja duke ju përgjigjur deputetëve ka thënë se themelimi i Gjykatës nuk ka lind si shkak i kërkesave të BE-së, por si kërkesë e qytetarëve.

Ajo ka shtuar se themelimi i Gjykatës ka ardhur si nevojë e si shkak i numrit të madh te lëndëve si dhe zvarritjeve te tyre.

Miratohet në parim marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Drejtësia”

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës

Në mbyllje të vizitës në SHBA, Jashari takohet me komandantin amerikan, vlerësohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 12/03/2024 12/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë
18:08 -21/06/2025
Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:44 -21/06/2025
Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë
17:24 -21/06/2025
Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet
16:51 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?