KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni hetimor për rezervat s’arrin të shtyjë para agjendën, përplasen pozitë e opozitë
Politikë

Komisioni hetimor për rezervat s’arrin të shtyjë para agjendën, përplasen pozitë e opozitë

Kosova News
Kosova News 11:14 -11/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse kanë mbetur më pak se një muaj mandat, Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat nuk po arrin të shtyjë para agjendën, pasi pozita e opozita nuk po gjejnë dakordim që të shtyjnë përpara kërkesën për sjellje të dokumentacionit nga ana e Ministrisë së Industrisë, gjë e cila sipas partive opozitare do të mund të luante rol në zbardhjen e së vërtetës në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.

Për të shtyrë para agjendën komisioni po mbanë mbledhjen e radhës, në të cilën nga mazhoranca propozuan që të konsultohet Ligji për Qasje në Dokumentacion të Kualifikuar para se t’i kërkohen dokumente ministrisë.

“Para se të bëhet një kërkesë te ministria kam kërkuar që ta konsultojmë edhe Ligjin për Qasje në Dokumentacion të Klasifikuar. Ne do ta kishim një përgjigje nga Agjencia për Mbrojtjen e Dokumentacionit të Kualifikuar për një ditë ose dy. Nuk e kuptoj pse duhet ne të kemi vendime të tilla për mos hedhje në votim të një propozimi të një deputeti të pozitës. Nuk jam ithtar që të kemi mbledhje ku çështjet parimore që duhet t’i trajtojmë, siç janë propozimet e deputeteve, injorohen nga ana juaj. Edhe nëse është propozimi më i gabuar, ju mund ta hidhni në votim”, tha deputeti i VV-së, Driton Hyseni.

Ndaj tij reagoi kryesuesi i komisionit, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Të gjithë e dimë se pse ne jemi duke ardhur në këtë moment dhe nuk kemi avancuar fare. Unë jam munduar ta ruaj një korrektësi edhe kur nuk keni pasur fare të drejtë. Edhe pse e kam parë që qëllimisht po e prolongoni punën e këtij komisioni”, tha Qalaj.

Qalaj bëri të ditur se këtij komisioni do t’i përfundojë mandati më 6 prill, për çka tha se do të kërkojnë nga Kuvendi që i njëjti t’i vazhdohet edhe më tej.

E deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili tha se ministria  e ka për obligim që me një të tretën e nënshkrimeve të këtij komisioni t’i sjellë dokumentet.

“Nëse nuk i dërgon, ka përgjegjësi penale. Kemi tentuar me ju bind edhe ju me na u bashkëngjit me një kërkesë racionale. Diskutimi nuk ka qenë korrekt. Keni ardhur këtu të paragjykoni. Kështu që unë kam vendos ta bëjë kërkesën me një të tretën dhe unë nuk tërhiqem sepse ligji ma lejon. Unë jam duke e përfunduar listën e këtyre dokumenteve dhe në fund të mbledhjes do të kërkojë nënshkrimet”, shtoi ajo

Gjithashtu lexoni:

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Mbyllen për qarkullim disa segmente të autostradave

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

KEK-u: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Kosova News 11/03/2024 11/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale
12:03 -21/06/2025
Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11:17 -21/06/2025
18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore
10:45 -21/06/2025
Java e dytë e konfliktit Irani dhe Izraeli me sulme të pandërprera
10:18 -21/06/2025
Mbyllen për qarkullim disa segmente të autostradave
10:11 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?