Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 15:45, ku janë përfshirë tri vetura.
Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:45, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.


