Daniele Belleri Jaforte, partner ne Asociacionin “Carlo Rati”, përgjegjës për Visionin Urban, ka thënë se Bienalja Nomade Manifesta ndahet në dy pjesë, atë artistike dhe urbane.
“Të dyja punojnë bashkë për të performuar një finale në Prishtinë. Në përgjithësi është si ti tregojmë storiet ndryshe, shumë instalime në kryeqytet reflektojnë në atë se si në mund të tregojmë storie për të kaluarën e Kosovës, por gjithashtu edhe për tema të ndryshme për humanitetin dhe në përgjithësi shpresat për të jetuar në qytete”,ka thënë Jaforte.