Në orët e mesditës së sotme, policia në Skënderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton KosovaNews.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Skënderbeu” në Skënderaj, në kohën kur zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt kanë ndaluar automjetin në të cilin ndodhej i dyshuari Sh. Sh., 25-vjeçar, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar, te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës narkotike në peshë prej 2.1 gram.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


