KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqiptarët e Luginës marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi
Politikë

Shqiptarët e Luginës marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi

Kosova News
Kosova News 15:18 -25/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqiptarët nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor.

Sali Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit tha se më 25 korrik se në Bujanoc është mbajtur takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike shqiptare, të cilët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët pjesëmarrjeje.

“Gjatë ditës do të publikojmë një deklaratë të përbashkët të partive politike për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrim dhe do të ftojmë qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për tu regjistruar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Salihi.

Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Siç thanë në atë kohë përfaqësues të nacionalitetit shqiptar në këto tri komuna, bojkoti ishte i domosdoshëm sepse formularët e regjistrimit ishin shtypur në cirilik në gjuhën serbe.

Si arsye shtesë, përfaqësuesit e atij komuniteti përmendën problemet e pazgjidhura dhe obligimet e paplotësuara të shtetit ndaj kësaj pjese të Serbisë.

Dhjetë vjet më vonë, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë nga lista zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, tha për Radion Evropa e Lirë se shpreson që këtë herë Serbia t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

“Arsyeja jonë e bojkotit në vitin 2011 vinte si pasojë e mos dëshirës së shtetit për të dëgjuar kërkesat tona. Në këtë fazë fillestare ia lamë Këshillit Kombëtar të Pakicës Shqiptare të vendoste kontakte me Byronë e Statistikave dhe të binte dakord për kushtet”, tha Kamberi.

Regjistrimi është veçanërisht i rëndësishëm për pjesëtarët e bashkësive etnike, të cilat, sipas të dhënave të vitit 2011, janë më shumë se njëzet në Serbi. Ky regjistrim shërben si kornizë për përcaktimin e fushës së të drejtave që ata kanë.

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60 mijë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare, kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor 2022 dhe pyetësorët elektronikë do të përdoren për herë të parë.

Gjithashtu lexoni:

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kurti fton në takim krerët e partive

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Kosova News 25/07/2022 25/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?