KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermani – Kritika ndaj detyrimit për punë të azilkërkuesve
Botë

Gjermani – Kritika ndaj detyrimit për punë të azilkërkuesve

Kosova News
Kosova News 13:11 -03/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shfrytëzuese dhe denigruese – kritikohen kërkesat për detyrimin për punë të azilkërkuesve nga disa politikanë e organizata të ndryshme në Gjermani. Ministri i Punës, Hubertus Heil e përfytyron këtë në raste të caktuara.

Në debatin për angazhimin me detyrim për punë komunitare të azilkërkuesve në Gjermani janë shtuar kritikat. Kryetarja e Partisë Sociademokrate, Saskia Esken është shprehur për gazetën “Thüringer Allgemeine”, se nuk e sheh si zgjidhje këtë. Masa të përafërta kanë treguar se nuk janë të suksesshme tek të papunët afatgjatë, tha ajo. “Për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore sot është më mirë që refugjatët të mund të hyjnë më shpejt dhe pa komplikime në marrëdhënie të rregullta pune me sigurime shoqërore”, tha Esken.

Edhe drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles shprehet kritike. “Fillimi i punës nga refugjatët është prej kohësh ligjërisht e mundur për refugjatët në strehimore, po përdoret me rezerva nga komunat”, ka thënë Nahles. Në ligjin e kontributeve për azilkërkuesit thuhet në nenin 5, se “Të aftët për punë, ata që marrin ndihma e nuk punojnë dhe nuk janë në moshë shkollore janë të detyruar të marrin në konsideratë një mundësi pune që iu ofrohet.”

Heil: Detyrim për punë në raste të veçanta

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil e shikon si të arsyeshme detyrimin për punë të azilkërkuesve. “Është e drejtë në fuqi që komunat mund t’i angazhojnë me detyrim për punë komunitare azilkërkuesit që jetojnë në strehimoret e refugjatëve. Në raste të veçanta është e arsyeshme që të gjendet punë për njerëzit që kanë një kohë të gjatë pritjeje në strehimoret e azilëkërkuesve.” Debati u nxit kohë më parë nga presidenti i Shoqatës së Qarqeve Gjermane, Reinhard Sager. Ai kishte kërkuar disa herë, që azilkërkuesit të detyrohen të punojnë. “Kush është me shëndet të mirë dhe jo me kufizime, duhet të punojë.” Mbështetja që jep shteti nuk mund të jetë pa kushte, kishte thënë Sager për gazetën Bild. Në qarkun Saale-Orla në Tyringji, azilkërkuesit do të duhet të punojnë katër orë në ditë. Azilkërkuesit do të marrin 80 cent në orë për punë të thjeshta, e nëse refuzojnë do të ketë shkurtime të ndihmave sociale deri në 180 euro në muaj.

Puna për 80 cent është shfrytëzuese

“Është raciste dhe denigruese të paramendosh, se azilkërkuesit nuk janë të vullnetshëm të punojnë”, deklaroi organizata për të drejtat e njeriut, Pro Asyl. Zëdhënësi i saj, Tareq Alawos u shpreh kundër që njerëzit që kërkojnë ndihmë “tani të detyrohen për punë në marrëdhënie shfrytëzuese për 80 cent në orë”, në një kohë që shumë personave iu mohohet një marrëdhënie e rregullt pune: Edhe drejtuesja e partisë E Majta, Janine Wissler e kritikon këtë propozim të Sagers. Kush punëson refugjatët për 80 cent në ore minon kontratat me tarifa dhe pagat minimale, tha Wissler. “Kështu azilkërkuesit futen në rolin e atyre që ulin rrogat”, tha politikanja e majtë. Kjo nuk e nxit integrimin, por shton konkurrencën në sektorin e pagave të ulta.

Mbështetje për propozimin e Sager erdhi nga CDU. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Carsten Linnemann e përshëndeti mundësinë e detyrimit për punë. “Gjithçka që forcon parimin e mbështetjes, por edhe të kërkesave është e mirëpritur”, tha ai për gazetën Bild. Kurse kreu i degës së CDU-së për Tyringjinë, Mario Voigt deklaroi se “ne duhet të dërgojmë mesazhin, se kush gjen solidaritet në Gjermani, duhet të japë edhe diçka vetë”, tha ai për rrjetin redaksional, Gjermania.

Qasja në tregun e punës e kufizuar

Për azilkërkuesit që sapo vijnë në Gjermani qasja në tregun e punës është shumë e kufizuar. Sipas të drejtës aktuale në fuqi, azilkërkuesit parimisht mund të punojnë vetëm pas tre muajsh pas ardhjes, kush jeton në një qendër pranimi refugjatësh dhe nuk është minoren mund të punojë vetëm pas nëntë muajsh. Kurse “Gedultete” persona me leje të toleruar qëndrimi ose refugjatë me fëmijë minorenë në një qendër pranimi mund të punojnë pas gjashtë muajsh. Azilkërkuesit nga vendet të sigurta të origjinës, që kanë shtruar kërkesën për azil pas gushtit 2015 parimisht nuk kanë qasje në tregun e punës./DW

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 03/03/2024 03/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?