KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi
Botë

Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi

Kosova News
Kosova News 18:04 -02/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një anije e cila ishte sulmuar nga rebelët e Jemenit Houthi është fundosur në Detin e Kuq.

Anija Rubymar me flamurin e shtetit të Amerikës Qendrore, Belizë, u godit me raketë balistike nga rebelët në 18 shkurt, ndërsa po udhëtonte përmes ngushticës Bab el-Mandeb, pikë kryesore lidhëse mes Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.

Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, si edhe zyrtarë rajonalë ushtarak konfirmuan sot fundosjen e anijes.

Ky është rasti i parë që një anije fundoset si pasojë e goditjeve, ndërsa rebelët Houthi po kryejnë prej muajsh sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare.

Deri më tani, shumë anije kanë ndryshuar drejtim për shkak të këtyre sulmeve. Fundosja e anijes mund të shkaktojë devijime të tjera dhe mund të nxisë rritje të tarifave të sigurimit për anijet, duke rrezikuar rritjen e inflaciont global dhe duke ndikuar në dërgesat e ndihmave në rajon.

Komanda Qendore e Ushtrisë Amerikane kishte paralajmëaruar më herët se fundosja mund të shkaktonte dëme ekologjike në Detin e Kuq.

Kryeministri i qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, Awad Bin Mubarak tha se fundosja e anijes paraqet dëm të pashembullt të mjedisit.

Rebelët Houthi kanë kryer sulme të shumta që nga nëntori, duke përdorur dronë, raketa dhe varka për të goditur anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e mbështetur nga Irani thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gazë.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme hakmarrëse në Jemen, për të rrëzuar dronët dhe raketat Houthi me qëllim mbrojtjen e rrugës së rëndësishme të transportit në Detin e Kuq/VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 02/03/2024 02/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?