KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediet botërore për Suedinë në NATO: Deti Baltik do të bëhet det i NATO-s
Botë

Mediet botërore për Suedinë në NATO: Deti Baltik do të bëhet det i NATO-s

Kosova News
Kosova News 16:17 -27/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas 22 muajve aplikimi i Suedisë në NATO është miratuar. Në mediet botërore procesi cilësohet si i stërzgjatur, por mesazhi është historik. Deti Baltik tani quhet “Deti i NATO-s”.

Parlamenti i Hungarisë miratoi përfundimisht dje kërkesën e Suedisë për NATO. Diçka që është pritur mirë nga vendet fqinje.

“Ne mezi presim të sjellim fqinjin tonë në aleancë. Kjo ardhje kompleton edhe anëtarësimin tonë”, shkruan presidenti në largim i Finlandës, Sauli Niinistö në X, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKlive.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre e përshkruan njoftimin si historik.

“Që vendet nordike t’i bashkohen NATO-s, është historike. Është një forcë e re për sigurinë tonë, për NATO-n dhe për nordikët”, ka shkruar ai në X.

 Megjithatë, Jonathan Wolfe i New York Times është kritik ndaj procesit të tejzgjatur.

“Procesi i stërzgjatur për të arritur në këtë pikë lë një shije të hidhur dhe nuk do të ndryshojë reputacionin e Orbanit si një ngatërrestar më i interesuar për të qetësuar Putinin, sesa për të mbështetur Aleancën,” shkruan ai.

“Deti i Natos”

Me Suedinë, si anëtare e re, të gjitha vendet përreth Detit Baltik janë anëtarë të aleancës, përveç Rusisë. Kjo do të thotë se Deti Baltik tani përshkruhet si një “Det i NATO-s” njofton ‘Daily Mail’.

“Nëse shikoni hartën, Deti Baltik gjeografikisht bëhet një Det i NATO-s”, thotë Minna Alander, studiuese në Institutin Ndërkombëtar Finlandez për ‘Daily Mail’.

Edhe ‘Politico’ është gjithashtu në të njëjtën rrugë me titullin “Më falni Rusi, Deti Baltik tani është det i NATO-s”.

“Suedia dhe Finlanda e bëjnë NATO-n shumë më koherente gjeografikisht. Deti Baltik bëhet një det i NATO-s, i cili është përgjithësisht i dobishëm, edhe për shkak të rritjes së ndikimit të tij”, tha për gazetën Ulrike Franke, studiuese e lartë në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme.

Një lamtumirë e gjatë

Miratimi i tërhequr vjen në një kohë kur aleatët e NATO-s po përpiqen të unifikojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të ruajnë besimin, pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për të ardhmen e mundshme të NATO-s.

“Kur, më në fund, aleatët të mblidhen në selinë e NATO-s, në Bruksel, për të ngritur flamurin e Suedisë, sigurisht që do të ketë festë, por edhe ata janë të rraskapitur dhe psherëtijnë me lehtësim”, shkruan ‘Washington Post’, transmeton RTKlive.

‘The Guardian’ shkruan se Suedia tani ka marrë një lamtumirë të gjatë ndaj neutralitetit, cituar nga Robert Dalsjö, analist i lartë në FOI.

Sipas tij, është një proces që ka filluar tashmë në fund të Luftës së Ftohtë dhe Suedia ka aplikuar për anëtarësim në BE.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 27/02/2024 27/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?