Komanda Amerikane Evropiane, ka shkruar për takimin e zhvilluar ndërmjet udhëheqësit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ky takim thuhet se është bërë për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të mbështetur tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse territoriale, multietnike të ndërveprueshme nga NATO që i nënshtrohet kontrollit civil.

“Udhëheqësit nga DoD & USEUCOM u takuan për diskutime me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të mbështetur kalimin e Forcës së Sigurisë në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil”, thuhet në njoftimin e Komandës Amerikane Evropiane.
Principal Director for European & @NATO Policy Alton Buland co-hosted the U.S.- Kosovo 🇺🇸-🇽🇰 Bilateral Defense Consultations w/ Kosovan Minister of Defense Ejup Maqedonci. pic.twitter.com/cHtZd5FohS
— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) February 26, 2024


