KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VOA: Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump
Botë

VOA: Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump

Kosova News
Kosova News 09:45 -26/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një vit zgjedhor me jo pak të panjohura, një gjë është e qartë: amerikanët janë shumë afër një përsëritjeje të garës zgjedhore për president të vitit 2020, kur kandidatët e të dy partive kryesore ishin Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij kryesor republikan, Donald Trump.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, shpjegon arsyet pse zoti Biden dhe zoti Trump vazhdojnë të jenë kandidatët e dy partive kryesore. Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët, ndërsa zoti Trump ndeshet edhe me probleme të shumta ligjore. Të dy shihen si të moshuar, megjithëse sondazhet tregojnë se më shumë amerikanë shqetësohen për Presidentin Biden, i cili do jetë 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve, krahasuar me zotin Trump, i cili do të jetë 78 vjeç.

“Zoti Trump është kampioni i ankesave, ai ka krijuar lidhje të fuqishme me bazën e përkrahësve të tij në këtë formë. Kur bëhet fjalë për zotin Biden, ai është i vetmi kandidat që demokratët besojnë se mund ta mposht Trumpin”, thotë Clifford Young, President i ‘Ipsos Public Affairs’, një organizatë amerikane që kryen sondazhe.

Të dy kandidatët përfitojnë nga një sistem politik që favorizon pushtetarët dhe kanë ndikim të madh brenda partive të tyre. Zoti Biden fitoi zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër edhe pse emri i tij nuk ishte në fletëvotim. Zoti Trump përfiton nga një proces brenda partiak që tërheq votues më të zjarrtë ideologjikisht, që përkthehet në mbështetje dërrmuese për të.

“Në zgjedhjet e përgjithshme dhe në përgjithësi në Partinë Republikane, zoti Trump nuk ka aq mbështetje sa krijohet përshtypja nga baza e votuesve që marrin pjesë në votimet paraprake, por sistemi brenda partisë republikane pothuajse me siguri do të çojë në emërimin e tij”, thotë Thomas Schwartz, që merret me historinë e presidentëve dhe është pedagog në Universitetin ‘Vanderbilt’.

Përkrahësit besnikë të zotit Biden e shohin atë si një president të suksesshëm, duke siguruar fitore legjislative dhe duke udhëhequr reagimin e perëndimit ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe duke udhëhequr një ekonomi ku frika për recesion është zvogëluar.

“Ajo që po dëgjoj brenda partisë është se do vazhdojmë garën me Bidenin”, thotë Corryn Grace Freeman, stratege e Partisë Demokrate e cila megjithatë e pranon se demokratët e majtë janë të zemëruar me Presidentin Biden që nuk e ka pezulluar në tërësi borxhin e studentëve ndaj universiteteve si dhe për politikën e tij ndaj luftës Izrael Hamas.

“Ka shumë njerëz që nuk mund ta mbështesin këtë president por që gjithashtu nuk e pëlqejnë Donald Trumpin, por që gjithashtu ndihen sikur Partia Demokratike po i dëshpëron vazhdimisht.”

Ish-Presidenti Trump dhe zoti Biden përfitojnë gjithashtu nga një sistem brenda partiak ku shpallja e kandidaturës është në thelb e mbyllur prej kohe, për shkak të rregullave të shteteve të ndryshme.

“Datat e zgjedhjeve paraprake të partisë tani janë zhvendosur në pikën që shumica e tyre do të jenë mbajtur para 5 marsit”, thotë Geoffrey Cowan, profesor në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

Kjo do të thotë edhe pse ka ende tetë muaj deri në zgjedhje, do të jetë shumë e vështirë për një kandidat që të nisë një fushatë kundër zotit Biden ose ish Presidentit Trump. Prandaj, përpos nëse njëri prej tyre tërhiqet vetë dhe partia përpiqet të emërojë një zëvendësues gjatë konventës, amerikanëve u mbeten pak a shumë këto dy kandidatura.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 26/02/2024 26/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
08:53 -22/07/2026
Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht
08:50 -22/07/2026
IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale
08:48 -22/07/2026
Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?