Një grua ka përshkruar tmerrin që përjetoi pas evakuimit që e shkaktoi një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore. Oborri i pasmë i shtëpisë së saj kishte në qendër bombën.
Eksplozivi prej 500 kilogramësh u zbulua nga babai i Natalie Jaryt ndërsa po gërmonte për ta zgjeruar pronën në qytetin anglez, Plymouth.
Zbulimi i bombës nxiti një evakuim emergjent. Shiriti 300-metërsh u vendos përreth vendit, me rrezik për 1,219 prona dhe 3,250 persona, shkroi Skynews.
Rreth 30 specialistë të forcave të armatosura për bomba kanë punuar në të dhe vendosën se çfarë të bënin. Më vonë, një konvoj ushtarak e barti bombën e pashpërthyer dhe e hodhën në det ku u shpërthye nga zhytësit e marinës.
Jary e ka përshkruar ngjarjen si një “tmerr të vërtetë”
“Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte. Dua të falënderoj të gjithë dhe t’u them më falni”, është shprehur ajo me keqardhje për situatën që ndodhi në oborrin e saj.


