KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Përballë Serbisë na nevojiten aleatët tanë, dinari s’është dashur të shkaktojë përplasje
Politikë

Presidentja Osmani: Përballë Serbisë na nevojiten aleatët tanë, dinari s’është dashur të shkaktojë përplasje

Kosova News
Kosova News 12:41 -23/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përballë Serbisë, nevojiten partnerët ndërkombëtar, ndërsa thekson se Kosova nuk mund ta ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunim dhe mbështetje të aleatëve.

Osmani ka pasur kritika edhe për mosvendosje të sanksioneve ndaj Serbisë, përkundër aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kjo sipas saj, e dëmton balancën e dialogut Kosovë – Serbi.

“Procesin e dialogut më së shumti e ka dëmtuar mungesa e bilancit, mungesa e ekuilibrit në këtë dialog ku njëra palë në këtë rast Kosova është nën masa tërësisht të padrejta, kurse Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme. Kjo jo vetëm që e dëmton dialogun, por të njëjtën kohë edhe inkurajon Serbinë që të vazhdojë me veprime destabilizuese në rajonin tonë. Por në suaza më të gjera në relacione më të gjera me miq tanë unë i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, secilin që merret me politikë që të beje çmos që këto relacione në veçanti me ShBA, me Mbretërinë e Bashkuar e me shtetet e BE-së që gjithnjë na kanë qëndruar pranë, t’i konsiderojmë jo vetëm të rëndësishme por si ekzistenciale për suksesin e shtetin tonë, sepse historia jonë e ka dëshmuar këtë dhe kjo dëshmohet në çdo veprim tonin”, ka thënë Osmani pas konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.

Osmani ka deklaruar se edhe kaq shumë vite pas përfundimit të luftës, Serbia ende ka synim vrasjen e qytetarëve të Kosovës, duke marrë shembullin e vrasjes së heroit, Afrim Bunjaku.

“Kosova është shtet që natyrisht është demokraci e konsoliduar dhe zhvilluar por mos të harrojmë që kemi probleme të mëdha të sigurisë në kufi. E kemi një shtet që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës, çdo ditë synon edhe sot 25 vite pas luftës vrasjen e qytetarëve tanë, siç e pamë me vrasjen e heroit tonë, Afrim Bunjaku. Në këto sfida na duhet aleatet tanë, na duhen partneret tanë, jo vetëm për t’i falënderuar për atë që kanë bërë në të kaluarën ,por edhe si vizion për atë se çfarë na duhet për të ardhmen. Nëse dëshirojmë të kemi sukses në rrugën përpara, duhet ta bëjmë këtë më aleatët. Nuk mundet Kosova ta ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe pa mbështetjen e aleatëve, pra edhe kushtetuta edhe aleatët nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, ka shtuar presidentja.

Osmani ka folur edhe për kritikat nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ajo është shprehur se çështja e dinarit nuk është dashur të krijojë përplasje me aleatët tanë.

“Kjo çështja e dinarit nuk është çështje dinarit fare sepse askush nga aleatet tanë nuk është duke kërkuar që të zbatohet dinari ta them këtë qartë. Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet  që të  ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetareve të rëndom, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatet tanë fare”, ka theksuar Osmani.

Presidentja Osmani: Pas largimit të kryetarëve në veri, i caktoj zgjedhjet

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 23/02/2024 23/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?