Policia i ka zënë katër persona duke vjedhur në vendpunishten e dikujt në Fushë-Kosovë.
Tre prej të dyshuarve janë të mitur.
Ata kishin vjedhur tetë bidonë me nga 10 litra naftë.
“Pas një informate të pranuar policia ka kapur në flagrancë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë (tre prej tyre të mitur) të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë (gjithsejtë 80 litra) nga punishtja e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


