KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trumpi s’e fajëson Putinin për vdekjen e Navalnyt
Botë

Trumpi s’e fajëson Putinin për vdekjen e Navalnyt

Kosova News
Kosova News 09:48 -21/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Donald Trump ka përdorur një intervistë me “Fox News” për të krahasuar problemet e tij ligjore me persekutimin e figurës së opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në burg javën e kaluar.

Në intervistën të martën, ish-presidenti amerikan ka thënë se Navalny ishte “njeri shumë i guximshëm, i cili ndoshta nuk duhej të kthehej në Rusi”, por nuk e fajësoi askënd për vdekjen e tij.

Presidenti Joe Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalnyt, ashtu si edhe Nikki Haley, e cila është shumë pas Trumpit si rivalja e vetme e mbetur për nominimin presidencial republikan.

Në intervistën njëorëshe të transmetuar në “Fox News”, Trumpi kundërshtoi gjobën prej 355 milionë dollarësh për mashtrim që iu shqiptua në një gjyq në New York, duke thënë se “është një formë e Navalnyt”.

“Është një formë e komunizmit apo fashizmit”, shtoi ai.

Pavarësisht kërkesave të moderatores Laura Ingraham, Trump nuk e përmendi Putinin kur u pyet për Navalnyn.

“Ai ishte djalë shumë i guximshëm sepse u kthye. Ai mund të kishte qëndruar larg, dhe sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe të fliste nga jashtë vendit”, ka deklaruar Trump.

“Po ndodh edhe në vendin tonë. Po kthehemi në një vend komunist në shumë drejtime. Unë kam tetë ose nëntë gjyqe të gjitha për faktin se … jam në politikë”, ka deklaruar ai.

Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalnyt dhe ka thënë se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës janë të papranueshme.

Të dielën, Trumpi shkroi në një postim në “Truth Social” se vdekja e Navalnyt në një koloni penale të Arktikut javën e kaluar e kishte bërë atë “më të vetëdijshëm për atë që po ndodh” në Shtetet e Bashkuara. Trump nuk dha detaje, por shpesh ka hedhur poshtë 91 akuzat penale kundër tij si të motivuara politikisht, një pretendim që prokurorët e mohojnë.

“Pse Trumpi fajëson gjithmonë Amerikën? Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt. Pse Trump nuk mund ta thotë këtë?”, ka kritikuar ashpër presidenti Joe Biden postimin e Trumpit.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 21/02/2024 21/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?