KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH-ja thotë se spitali “Nasser” në Gaza s’është më funksional
Botë

OBSH-ja thotë se spitali “Nasser” në Gaza s’është më funksional

Kosova News
Kosova News 15:22 -18/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se spitali “Nasser” në Gaza ka ndaluar së funksionuari pas bastisjes izraelite, raporton “BBC”.

Forcat izraelite u futën në spital të enjten, duke thënë se kanë informata nga inteligjenca se pengjet e marra nga Hamasi po mbahen atje.

OBSH-ja ka thënë se nuk është lejuar të futet në kompleks për ta vlerësuar situatën.

Izraeli është fokusuar në fushatën kundër Hamasit në qytetin jugor të Gazas, Khan Younis dhe ka lënë të kuptojë se mund të vazhdojë edhe në jug për në Rafah.

“Spitali Nasser në Gaza nuk është më funksional, pas një rrethimi të gjatë njëjavor pasuar nga bastisjet që po vazhdojnë”, ka shkruar shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në platformën “X”. “Si dje ashtu edhe pardje, ekipeve të OBSH-së nuk iu lejua qasja në spital për të parë gjendjen e pacientëve”.

Ghebreyesus ka thënë se ekipet e OBSH-së kishin arritur në kompleks për të ofruar karburante.

“Janë ende 200 pacientë në spital. Të paktën 20 prej tyre duhet menjëherë të dërgohen në spitale tjera për të marrë kujdes mjekësor”, ka thënë Ghebreyesus.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se vetëm katër mjekë kanë mbetur në spital dhe po mundohen të kujdesen për pacientët.

Një burim brenda spitalit, që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë “BBC” se 11 pacientë vdiqën pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike dhe oksigjen. Po ashtu ka thënë se disa mjekë janë arrestuar.

Të shtunën, ushtria izraelite ka njoftuar se trupave u është thënë të mbajnë spitalin në funksion dhe se është dërguar ushqim e ujë. I pyetur këtë mëngjes për gjendjen e spitalit, një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se do të shohin.

Luftime të ashpra janë zhvilluar rreth spitalit Nasser me javë. Izraeli vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi po i përdor spitalet, si dhe shkollat, si baza operacionale.

Ushtria e Izraelit ka thënë se ka vrarë 20 luftëtarë të Hamasit dhe ka sekuestruar një numër të armëve në zonën rreth spitalit.

“Në ditën e kaluar, dhjetëra terroristë janë eliminuar dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të armëve”, është thënë nga ushtria e Izraelit.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 18/02/2024 18/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?