KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Po t’i kishim vendosur sanksione Rusisë do të isha kampion i demokracisë, kurse me njohjen e Kosovës edhe fitues i Nobelit
Rajon

Vuçiq: Po t’i kishim vendosur sanksione Rusisë do të isha kampion i demokracisë, kurse me njohjen e Kosovës edhe fitues i Nobelit

Kosova News
Kosova News 12:43 -18/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po ta njihte Kosovën ai do të “fitonte çmimin Nobel”.

Vuçiq në një intervistë për “TV Prva” ka treguar se si “Serbia po vazhdon të prëballet me presione për t’i vendosur sanksione Rusisë e po ashtu për çështjen e Kosovës”.

“Pavarësisht se sa shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe nuk e kemi pranuar Kosovën, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Po të kishim vendosur do të ishim kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve e me njohjen e Kosovës do të merrja edhe ‘Nobelin’”, tha Vuçiq.

Vuçiq në intervistë ka treguar për takimin që ka pasur në Mynih dje me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

“Borrelli dje ishte i shokuar. Atij një ditë më parë Kurti i kishte thënë se ka ofruar pezullim tremujor, siç e ka quajtur. Po kërkojmë një zgjidhje, dikush do të ftohet në Bruksel”, ka thënë Vuçiq. “Nuk dua t’i shqetësojë njerëzit me detaje. Do të kërkojmë dhe do të mundohemi të gjejmë zgjidhje. Njerëzit nuk mund të qëndrojnë të uritur dhe duhet të gjejmë mënyrë që të qëndrojnë në Kosovë e M.”.

Borrelli u takua të shtunën në Munchen ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Në një postim në Twitter, Borrelli të shtunën njoftoi për takimet që ka pasur në Munih me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai në Twitter.

Vuçiq për “TV Prva” ka folur edhe për vdekjen në burg të opozitarit rus Alexei Navalny. Ai gjatë përgjigjes ka përmendur edhe vdekjen në paraburgim në Hagë të “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Millosheviq.

“Është tragjike kur një njeri kaq i ri humb jetën. Nuk jam organ hetues dhe aq i mençur për të ditur si të gjithë në botë që i dinë të gjitha. Nuk do të flisja as për atë që ndodhi me Millosheviqin, kjo është për analistë politikë, jo për presidentin e një vendi”, tha Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Kosova News 18/02/2024 18/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?