KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 400 të arrestuar në Rusi gjatë homazheve për Navalnyn
Botë

Mbi 400 të arrestuar në Rusi gjatë homazheve për Navalnyn

Kosova News
Kosova News 12:00 -18/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 400 persona janë arrestuar në Rusi teksa bënin homazhe për liderin opozitar, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik, raportoi një grup për të drejtat e njeriut.

Vdekja e papritur e Navalnyt, 47 vjeç, ishte një goditje e fuqishme për shumë rusë, të cilët kishin varur shpresat për të ardhmen te rivali më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin. Navalny kishte qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj Kremlinit, edhe pasi i kishte shpëtuar një helmimi me agjent nervor dhe ishte dënuar me disa vjet burgim.

Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi zemërim në mbarë botën dhe qindra persona në dhjetëra qytete ruse ngritën memoriale ad-hoc dhe monumentet për viktimat e shtypjes politike u mbushën me lule dhe qirinj, në nderim të Navalnyt. Në dhjetëra qytete, policia arrestoi 401 persona deri të shtunën mbrëma, tha grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info. Ky grup mbledh informacione për arrestimet politike dhe ofron ndihmë ligjore për të arrestuarit.

Fuqia e dashurisë përballë shtypjes – Historia e Alexei Navalny dhe Yulia Navalnaya mes sakrificave dhe rezistencës

Mbi 200 persona u arrestuan në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh në Rusi, tha grupi. Në mesin e të arrestuarve është edhe Grigory Mikhnov-Voitenko, prift i Kishës Ortodokse Apostolike, që është një grup fetar i pavarur nga Kisha Ortodokse Ruse. Ai kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se kishte në plan të mbante shërbesa në kujtim të Navalnyt. Autoritetet e arrestuan priftin mëngjesin e së shtunës jashtë shtëpisë së tij. Ai po akuzohet për organizim të tubimeve dhe u dërgua në burg, por më pas u hospitalizua sepse pësoi një sulm, sipas OVD-Info.

Gjykatat në Shën Petersburg kanë urdhëruar që 42 prej personave që u arrestuan të premten të dënohen me gjashtë ditë burgim dhe nëntë të tjerë u gjobitën. Në Moskë, të paktën gjashtë persona u dënuan me 15 ditë burgim, sipas OVD-Info. Një person u burgos në qytetin jugor Krasnodar, ndërkaq dy të tjerë në qytetin Brjansk, tha grupi.

Lajmi për vdekjen e Navalnyt erdhi një muaj para se Rusia të mbajë zgjedhjet presidenciale, të cilat gjerësisht besohet se do t’i japin Putinit edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar. Pyetjet rreth shkakut të vdekjes janë ngritur edhe të dielën, teksa mbetet e paqartë se kur autoritetet do t’ia dorëzojnë familjes trupin e tij.

Një ditë më herët, ekipi i Navalnyt tha se politikani “u vra” dhe akuzuan autoritetet se me qëllim po zvarrisin procesin e dorëzimit të trupit të tij. Nëna e Navalnyt dhe avokatët kanë pranuar informacione kundërthënëse nga disa institucione ku ata shkuan të kërkonin që t’iu dorëzohej trupi i pajetë i kritikut të Kremlinit.

“Ata po na shëtisin në një rreth dhe po fshehin gjurmët e tyre”, tha zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh.

Vdekja e Alexei Navalny – Rusia akuzohet për ‘fshehjen’ e trupit! Zbulohet se çfarë i thanë nënës së tij në burgun e Arktikut

“Në burg, gjithçka mbulohet nga kamerat. Çdo hap që ai ka hedhur është incizuar nga të gjitha këndet në gjithë këto vjet. Çdo punonjës ka kamerë që incizon. Në dy ditë, nuk ka pasur asnjë video që është publikuar apo që ka rrjedhur në publik. Këtu nuk ka vend për paqartësi”, tha më 18 shkurt aleati i ngushtë i Navalnyt, Leondi Volkov.

Nënës së Navalynt nga autoritetet i është dorëzuar një njoftim, ku thuhej se ai vdiq të premten në orën 14:17, sipas kohës lokale, tha Yarmysh. Kur nëna e Navalnyt arriti në burg të shtunën, zyrtarët e burgut i thanë se djali i vdiq nga “sindroma e vdekjes së papritur”, tha Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacionit të Navalnyt Kundër Korrupsionit.

Përmes një deklarate, më 16 shkurt një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë deklaroi se e Navalny u ndje keq, pas ecjes dhe më pas humbi vetëdijen.

Një autoambulancë shkoi në tentim për t’i ofruar ndihmë mjekësore, por ai vdiq, u tha në deklaratë.

“Të gjitha masat për ta kthyer në jetë u ndërmorën, por ato nuk prodhuan rezultate pozitive. Mjekët e autoambulancës e shpallën të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar”, u tha në deklaratën e Shërbimit rus.

Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, ishte mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Në gusht, Navalny ishte shpallur fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e kishte mohuar gjithmonë, dhe autoritetet e dënuan me 19 vjet burgim shtesë.

Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 18/02/2024 18/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?