KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti
Politikë

Haradinaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti

Kosova News
Kosova News 18:28 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, në rrethanat siç tha e ka sjellë Kosovën, duke vënë në pikëpyetje partneritetit me aleatët strategjik, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj tha se derisa një ambasador i një vendi mik të thotë se nuk është e vërtet ajo çka ke deklaruar, tregon për situatën e rëndë në marrëdhëniet mes qeverisë dhe administratës së ShBA-së.

“Kur të thotë dikush nuk është e vërtetë për diçka, ju e dini se çka është. Pra kur të thotë se nuk është e vërtet atë çka ka thënë tjetri, ju e dini çka nënkupton kjo. Sa me ardh diskutimi deri në atë nivel sa me i thënë tjetrin nuk është e vërtet diçka është e rëndë në marrëdhënie. Ka mundësi me ndreq çdo gjë me një sinqeritet të ndërsjellë. Presidentja dhe kryeministri mundet me dakorduar një plan disa pikësh, po të isha në vendin e tyre unë jam më pragmatik se të tjerët, do t’i kërkoja amerikanëve listën e punëve që duhet me i kryer për me hy në NATO”, tha Haradinaj.

Andaj sipas tij, zgjidhja e vetme në këtë situatë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

“Unë mendoj se duhet me u kthy në këtë realitet, pasi ndryshe do të na kushton shumë gjendja. Nëse jo, pse mos me shku në zgjedhje më shpejtë. Një dalje është me ia kthy vendimin sovranit. Ju e dini se unë kam dhënë dorëheqje dy herë, në rrethana pak të detyrueshme por kam dhënë dorëheqje. Do të ishte zgjidhje dorëheqja e kryetarit të qeverisë në situatën që është tash”, shtoi ai.

Haradinaj këto komente i bëri të premten, pasi koalicioni AAK-Nisma, nënshkruan marrëveshjen politike me Listën Konservative, e cila do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

“Ky bashkim i sotëm është lajm i mirë për Kosovën, është shpresë për ata që dëshirojnë të shohin së pari familjen si institucion, nën kujdesin shtetëror dhe të institucioneve”, theksoi ai.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se po punojnë të zgjerojnë frontin opozitar, siç tha për ta bërë jetën më të mirë të qytetarëve.

“Ne po vazhdojmë atë që kemi proklamuar zgjerimin e një fronti opozitar, edhe sot si dje, njerëzit e vullnetit të mirë, njerëzit që duan ndryshimin dhe nuk duan të qëndrojnë vëzhgues për zhvillimet aktuale në vend po bashkohemi bashkë dhe po e zgjerojmë këtë front me një objektiv që të bëjmë më mirë jetën e njerëzve tanë”, theksoi Limaj.

Në anën tjetër, kryetari i Listës Konservatore, Abdullah Klinaku, tregoi arsyen e bashkimit me koalicionin AAK-Nisma.

Ai tha se ky bashkëpunim është i bazuar në besimin në Zot dhe nga dashuria për atdheun.

“Ky bashkim i joni si konservator me këtë bllok opozitarë është i motivuar nga besimi në Zot, nga dashuria për atdheun dhe nga përkushtimi për vlerat që ka kultivuar familja jonë tradicionale. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe kësaj afërsie që e kemi pas me kryetarin Haradinaj e kemi pa përkushtimin e tij për t’i mbrojtur vlerat e familjes”, deklaroi Klinaku./kp

Gjithashtu lexoni:

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?