KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Raportimi i Bislimit me dyer të mbyllura”, Kryeziu-Hyseni: Ndajti me ne dokumente konfidenciale për dialogun
Politikë

“Raportimi i Bislimit me dyer të mbyllura”, Kryeziu-Hyseni: Ndajti me ne dokumente konfidenciale për dialogun

Kosova News
Kosova News 10:32 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni pas përfundimit të këtij komisioni ku raportoi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi tha se arsyeja pse ky takim u mbajt i mbyllur për mediat është se Bislimi ndajti disa dokumente konfidenciale, të cilat nuk preferohet të ndahen me opinionin publik për shkak të “procesit fragjil që tashmë është dialogu”.

Në deklaratën e saj para gazetarëve, Kryeziu – Hyseni tha se fokusi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet për zhvillimet në muajit e fundit në dialog teksa e ka quajtur mundësi të jashtëzakonshme për deputetët e opozitës që të marrin informacione më të detajuara në lidhje me dialogun.

Ajo tha se u diskutua për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe për të ardhmen e dialogut.

“Vetë fakti që kemi vendosur të mbajmë takim të mbyllur, ka premtuar se do të ndajë me ne disa dokumente konfidenciale, dhe për të cilat sigurisht nuk preferohet të ndahen me opinionin për shkak të procesit fragjil që është, jo për shkak se nuk jemi transparent sic u tha nga opozita. Fokusi ka qenë tek muajt e fundit, zhvillimet, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për deputetët që të marrin informacione më të detajuara. Pati interesime të ndryshme nga opozita, megjithatë fokusi ynë ka qenë në sulmin e Banjskës dhe kemi folur shumë edhe për atë se cfarë pritet të ndodhë tutje”, ka deklaruar Kryeziu – Hyseni.

Sipas saj, në dialog, duhet të ketë lëvizje prej palës tjetër përkatësisht Serbisë që të kryejë detyrat e veta dhe lëvizje nga ana e BE-së në kuptimin e trajtimit “të barabartë dhe neutral” të dy palëve.

“Po flas duke u bazuar në atë që mendoj, duhet të ketë lëvizje prej palës tjetër dhe prej BE-së në kuptimin e trajtimit të dy palëve të barabarta. Përderisa ata stagnojnë e përderisa dërgojnë letra si heqja dorë nga dialogu, dhe nuk marrin obligime, dhe në anën tjetër Kosova nuk trajtohet në mënyrë të barabartë nga negociatorët atëherë smund të ketë progres”, ka vijuar ajo.

Ajo tha se mbajtja e këtij takimi me dyer të mbyllura u shoqërua me kritika nga opozita për mostransparencë por sipas saj opozita thjesht nuk do të shfrytëzojë asnjë mundësi, në këtë rast kur jepet për informacione se në cfarë procesesh dhe në çfarë faze është Kosova.

Për të, misioni i opozitës është keqinformimi.

“Di të them, opozita thjesht nuk duan të shfrytëzojnë asnjë mundësi të vetme kur jepen informacione të para se në cfarë procesesh dhe në cfarë faze është Kosova. Vazhdoj të kem bindjen se i vetmi mision i tyre është keqinformimi”.

Ndryshe, sot nga ora 09:00, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ai raportoi në këtë  takim me dyer të mbyllura në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

E mbyllur për media, mbledhja ku zëvendëskryeministri Bislimi po raporton për dialogun

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Faturimi i rrymës për bizeneset, Bajrami: Vetëm 300 kompani e plotësojnë kriterin për treg të hapur

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
18:18 -18/05/2025
Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave
18:16 -18/05/2025
Zelensky takon Papën
17:26 -18/05/2025
Juventusi interesohet për Jonathan David
17:16 -18/05/2025
KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
17:09 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?