KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Politologu Maloku: Qeveria Kurti do të jetë model për të ardhmen, ka pas të drejtë për vendimin e dinarit dhe targave
Politikë

Politologu Maloku: Qeveria Kurti do të jetë model për të ardhmen, ka pas të drejtë për vendimin e dinarit dhe targave

Kosova News
Kosova News 13:41 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot janë bërë tri vjet nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Politologu, Albinot Maloku në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini për trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Kurtit do të jetë një model i funksionimit në Kosovë dhe shkollë për qeverisjen e ardhshme që do të vijnë në pushtet.

Sipas Malokut, modeli i Kosovës është i ndërtuar nga ndërkombëtarkracia që d.m.th paralelisht vullneti ndërkombëtar ka qenë më prioritet sesa procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve.

“Për veprimet e Qeverisë së Kurtit duhet të jemi falenderues, shpalosi realitetin faktik, në të cilët duhet të analizojnë të gjithë garniturat qeverisje se si të funksionojmë me shtetin aktual në Kosovë. Modeli i Kosovës është i atillë i ndërtuar që ka dorë ndërkombëtarkracia. Dhe hapja më e mirë e një realiteti, e imponuar nga Qeveria Kurti. Duke treguar se edhe nëse është edhe vendim i drejtë, ka të bëjë me një faktor të jashtëm që ka qenë suportues, krijues i modelit aktual të shtetit të Kosovës. Dhe shkollë për qeverisjet e tjera që duhet të jenë të kujdesshëm me premtimet e tyre se deri në çnivel ata e parafytyrojnë, e imagjinojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Maloku.

“Në Republikën e Kosovës pas luftës ka pas transferimin e pushtetit ndërkombëtar. Në fillim ka qenë e re për ne. Pastaj nëse do ishte shkollë, edukim se shteti do ishte demokratik, patëm një fazë se shteti ishte ndërkombëtarkraci. D.m.th kishim autokraci, as demokraci as aspekt totalitar. Por ndërkombëtarkraci, që d.m.th paralelisht vullneti ndërkombëtar ka qenë më prioritet sesa procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve. Një sistem demokratik vullneti i qytetarëve do të jetë parësor. Premtimi ka qenë se dialogu ka qenë prioritet numër 7, dhe prioritet do të i jepet qytetarit si një përçasja e shkëlqyeshme e pritshme, por nuk ndodhi. Që të zbehet ndërkombëtarkracia. Me këta hapa disa të drejtë sikurse vendimi i targave e cila ishte e natyrshme dhe e kërkueshme nga BE-ja, që të vendoset ligjshmëria në tërë territorin e Kosovës. Ka një spërputhje, se nëse kërkohet që të ketë ligjshmëri në territorin e Kosovës, pse kërkohet të jetë funksionale dinari apo targat e shtetit tjetër. Demokraci mirëfillët nuk erdhi, nuk patë”, tha mes tjerash Maloku.

Gjithashtu lexoni:

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Faturimi i rrymës për bizeneset, Bajrami: Vetëm 300 kompani e plotësojnë kriterin për treg të hapur

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren
15:56 -18/05/2025
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?