KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kajtazi: Serbia ka lënë 720 spiunë në Kosovë pas luftës
Politikë

Kajtazi: Serbia ka lënë 720 spiunë në Kosovë pas luftës

Kosova News
Kosova News 21:52 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se në Kosovë pas luftës Serbia ka lënë mbi 700 spiunë, që sipas tij, edhe sot punojnë për sabotimin e shtetit.

“Serbët kur janë larguar nga Kosova kanë lënë në Kosovë 720 agjentë, po flas për spiunë. Spiunë të cilët nuk janë bujq, por njerëz të cilëve ne ua heqim kapelën për burrë të mirë dhe që janë gjithandej në institucionet tona që sabotojnë bërjen shtet të Kosovës”, ka theksuar ai.

Kajtazi është shprehur se Serbia ka punuar me strategji që pas luftës me synimin për marrjen e territorit. E, ka shtuar se kanë qenë struktura serbe ato që kanë krijuar skemat përmes së cilave ish-pjesëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë.

“Ata veprojnë në forma të ndryshme, një prej tyre është lufta hibride që ka filluar që më 2001 pas një konsultimi që e ka bërë Serbia me strukturat e veta dhe kanë ardhur në përfundimin se Kosovën për momentin me luftë nuk mundemi ta marrim, por e marrim nëse i fusim shqiptarët në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është strategjia e veprimit, që Kosova të futet në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare, të jetë shtet jofunksional, para perëndimorëve të jetë shtet islamik, para islamikëve të jetë marionetë e Perëndimit. Kjo është vija strategjike”, ka potencuar ai.

Kajtazi ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet ta trajtojnë shumë seriozisht çështjen e spiunëve.

“Nëse strukturat shtetërore të Kosovës nuk ndalen një ditë dhe jo me i gjetë 720, por të paktën 300, shteti jonë do të lëngojë. Fare seriozisht (i kemi trajtuar), nuk trajtohet me tallje. Më 2010 PK-ja ka kap në flagrancë dy agjentë të BIA-s duke blerë dëshmitarë të rrejshëm në Kosovë. Arrestohen dhe dalin prej burgut pa therrë në këmbë. Struktura që është marrë për t’i nxjerrë ata nga burgu është shumë e fortë. Po shqiptarë (spiunët) duhet të jenë”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare
09:46 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?