KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori italian tregon pritjet e tij se kur mund t’i liberalizohen vizat Kosovës
Politikë

Ambasadori italian tregon pritjet e tij se kur mund t’i liberalizohen vizat Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:55 -24/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, është optimist se nën presidencën çeke do të jepet hapi i parë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se vendi i tij mbështet fuqishëm largimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë, diplomati italian, përkrah dialogun Kosovë-Serbi, derisa thekson se integrimi evropian është i vështirë për dy shtete që kanë çështje kritike mes veti.

“Qëndrimi i Italisë për liberalizimin e vizave është i qartë që nga fillimi. Italia përkrahë liberalizimin e vizave edhe ngase Kosova ka mbet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që i nënshtrohet kësaj disipline. Qytetarët kosovarë e njohin edhe natyrën e procedurave brenda BE-së, por sigurisht e dinë se Italia do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Kosovës me partnerët evropian, duke u munduar që t’i bindë partnerët e fundit të cilët ende s’kanë marrë një vendim sa i përket kësaj. Shpresojmë se me presidencën çeke, do të mund të jepet një hap i parë i rëndësishëm për të nisur këtë proces, fatkeqësisht deri tash të bllokuar”, thotë ai.

Duke folur për dialogun, ambasadori De Riu, thotë se parimi i palës kosovare për njohje reciproke, nuk ka qenë i përfshirë në fillim të dialogut.

Sipas tij, dy vendet duhet të kenë parasysh se vetëm përmes gjetjes së një zgjidhje do të kenë të ardhme evropiane.

“Para së gjithash e dimë se qëndrimet reciproke të Serbisë dhe Kosovës janë të prekura nga një histori e të së kaluarës, dhe njëkohësisht që të dyja vendet duhet të kenë të qartë se vetëm përmes një dialogu ku mbrapa tij qëndron mbështetja e vendeve të BE-së, do të mund të arrijnë të shkojnë drejt shtegut të integrimit evropian. Në anën tjetër është e vështirë të imagjinojmë integrim evropian mes dy vendeve që vazhdojnë të kenë çështje kritike. Politika është arti i të mundurës, mjafton të ushtrohet ky parim, si nga pala kosovare dhe nga ajo serbe, dhe pastaj mund të arrihet në një përfitim konkret, që është ai i cili sjell drejt integrimit evropian, sepse përfitimi, para së gjithash do të jetë i qytetarëve…Fjala është për një parim (njohja reciproke), i cili është ngritë disa herë nga autoritetet kosovare edhe nëse në fillim nuk ishte i përfshirë kur ka filluar dialogu. Dialogu synon të krijojë, të vendosë tjegullat për të ndërtuar një objekt i cili pastaj duhet pas një kohë detyrimisht duhet të arrijë të normalizojë raportet”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti fton në takim krerët e partive

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Kosova News 24/07/2022 24/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?