Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
Kreu i rajonit, Oleh Syniehubov, bëri të ditur se një foshnje dhe dy fëmijë, katër dhe shtatë vjeç, janë në mesin e viktimave, shkruan BBC.
Një burrë u raportua i plagosur në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, në një sulm tjetër me dron nga Rusia. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha se agresori rus po vazhdon shkatërrimin e qytetit.
“Por ne do të kapërcejmë. Ne do të fitojmë,” tha ai në një videomesazh teksa shtoi se 14 shtëpi janë djegur.
Ushtria ruse nuk ka bërë komente publike për sulmet e raportuara.
Rusia nisi pushtimin e plotë kundër Ukrainës në shkurt 2022


