KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kazinotë e Karaçevës” zhvendosen pak metra, funksionojnë në territorin e Serbisë
Tjera

“Kazinotë e Karaçevës” zhvendosen pak metra, funksionojnë në territorin e Serbisë

Kosova News
Kosova News 19:38 -23/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kazinotë në zonën problematike në kufirin me Serbinë janë rikthyer sërish, por kësaj radhe jo në Karaçevë të Kamenicës. Ato ndodhen krejt afër, në zonën në të cilën autoritet ligjor ushtron Serbia. Në kushte anonimiteti, qytetarë i kanë thënë KOHËS këto lojëra fati frekuentohen kryesisht nga kosovarët. Në Prokurorinë e Gjilanit kanë bërë të ditur se deri më tash për veprimtarinë e bixhozit të paligjshëm në Karaçevë janë të akuzuar 78 persona.

Veç shtatë muaj prej operacionit të Policisë së Kosovës për mbyllje të kazinove në Karaçevë të Kamenicës, ato janë rikthyer.

Por, kësaj radhe janë hapur pak metra më larg, në një zonë ku shteti i Kosovës nuk ka kompetenca të ushtrojë autoritet.

Një kazino që ka qenë, e katër të tjera që janë ngritur rishtazi, kanë zënë vend në tokën që është territor i Serbisë.

Rrjeti i këtyre kazinove ka gjetur formulën se si të operojë legalisht përskaj kufijve të vendit që e ka shpallur të paligjshëm bixhozin.

Nga Policia në Gjilan kanë thënë për KOHËN se në zonën e fshatit Karaçevë nuk zhvillohet aktivitet i lojërave të fatit që nga operacioni i Policisë i vitit të kaluar. Sipas tyre, kazinotë që po operojnë këtu janë në fshatin Breznicë të Komunës së Bujanocit, që i takojnë territorit të Serbisë.

Kësisoj, 5 kazinotë të ndërtuara në objekte montazhi, haptazi shfaqin veprimtarinë që ushtrojnë dhe punojnë pa ndonjë telash ligjor, meqë shteti serb e ka të lejuar operimin e lojërave të fatit, ndryshe nga Kosova që e ka ndaluar me ligj në maj të 2019-s.

Nga ajo që qytetarët i kanë thënë KOHËS në kushte anonimiteti, lojërat e fatit në atë pjesë frekuentohen me interes të madh nga kosovarët.

Shumë pak metra më poshtë se këto lojëra të fatit, Policia e Kosovës, vitin e kaluar kishte rrënuar tri kazino, kishte arrestuar disa persona dhe kishte konfiskuar një varg provash, në mesin e të cilave 96 aparate.

Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit i kanë thënë KOHËS se për organizimin e bixhozit të paligjshëm në Karaçevë deri më tani janë të akuzuar 78 persona.

“Ju njoftojmë se në bazë të informacioneve, kazinotë të cilat janë tani aktive, nuk gjenden në territorin e Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, në mënyrë aktive janë marrë me hetimin e veprave penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në këtë regjion”, ka thënë Prokuroria Themelore në Gjilan.

Në Karaçevë dy vjet më parë Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një ndër operacionet më të mëdha policore, ku përveç rrënimit të objekteve kishte arrestuar 33 persona, mes tyre 10 zyrtarë policorë.

Gjithashtu lexoni:

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi

PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën

Kosova News 23/07/2022 23/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi
19:26 -10/05/2025
Igball Jashari me het-trik rikthen Drenicën në Superligën e Kosovës
19:23 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?