KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Së paku 28 të vrarë nga një sulm në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë
Ballina

Së paku 28 të vrarë nga një sulm në një qytet të pushtuar nga Rusia në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 11:57 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku 28 njerëz janë vrarë nga një sulm me artileri në një ndërtese në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës.

Ministria ruse për Situata Emergjente tha të dielën në Telegram se një fëmijë është në mesin e 28 trupave të vdekur që u nxorën nga rrënojat e një ndërtese ku ndodhej një furrë buke dhe një restorant.

Rreth 10 njerëz të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Zyrtarët në rajonin e Luhanskit, i cili është pothuajse plotësisht nën kontrollin e Rusisë, e fajësuan fillimisht një sulm ukrainas me dron, por pastaj i ndryshuan fjalët dhe thanë se sulmi u krye nga artileria ukrainase.

Nuk ka qenë e mundur të vërtetohen pretendimet e tyre.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.

Rusia e uzurpoi Lisiçanskun në korrik 2022, pas disa muajve luftimesh të ashpra.

Pas gati dy vjetëve prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës – fushëbeteja përgjatë vijës së frontit gati 1.200 kilometra të gjatë, e cila shtrihet nga verilindja e Ukrainës deri në rajonin jugoro-qendror Herson – ka stagnuar pothuajse plotësisht.

Pas një kundërofensive të pasuksesshme pranverën e kaluar, trupat ukrainase janë kthyer për t’i rindërtuar forcat dhe për ta forcuar mbrojtjen.

Rusia, ndërkohë, ka vazhduar të ecë përpara në disa ofensiva të lokalizuara: pranë Kupianskut në veri, dhe përreth qytetit industrial Avdivka, në jug.

Të dyja palët kanë kryer sulme me rreze të gjata veprimi këtë dimër, duke përdorur artileri, dronë dhe raketa me rreze të gjata veprimi.

Ukraina e ka përdorur në mënyrë të madhe përdorimin e dronëve për t’i goditur caqet industriale brenda Rusisë.

Të shtunën, rafineria më të madhe e naftës në qytetin Volgograd, në jug të Rusisë, u godit nga dy dronë ukrainas.

Zjarrfikësit u shuan zjarrin pas disa orëve, por nuk është e qartë se çfarë dëmesh i janë shkaktuar rafinerisë, e cila është në pronësi të Lukoilit. Ajo prodhon naftë, gazë dhe karburant për avionë dhe anije./rerl

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?