Gjermania e ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian, në të cilën thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi në platformën “X”, thotë se mbështesin deklaratën e BE-së dhe se masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit.
“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, shkruan Rohde.
Again, I fully support this statement!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 4, 2024
Unilateral measures only add fuel to the fire and are exactly the opposite of reducing tensions.
The EU-led dialogue between 🇽🇰 and 🇷🇸 is the only appropriate forum to address these issues. https://t.co/VOt8nAYTat
Ndryshe, BE-ja mëngjesin e sotëm ka reaguar lidhur me operacionet e autoriteteve të Kosovës në institucionet komunale në Kosovë të administruara nga Serbia, duke kërkuar që të shmangen veprimet e njëanshme, të cilat mund të nxisin tensione.
Ndryshe, ambasadori i SHBA- së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se autoritetet e Kosovës po nxisin tensione ndëretnike me veprimet e fundit
Kurse deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Ajo përmend sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, teksa thotë se heshtja për këtë sulm mbetet ende e shurdhër.