KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Departamenti amerikan i Shtetit kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë
Politikë

Departamenti amerikan i Shtetit kërkon shtyrjen e zbatimit të vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:08 -01/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit tha se janë thellësisht të zhgënjyer dhe kundërshtojnë planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e qarkullimit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.

“Ne bëjmë thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha kalimtare. Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë të shpjegojnë se çfarë problemi urgjent synon të zgjidhë kjo rregullore dhe nëse nevojitet urgjenca.

“Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje të përshtatshme. Shumë qytetarë të Kosovës tani nuk e dinë se si do t’i paguajnë faturat apo do t’i marrin pensionet. Ky veprim nuk është gjithashtu në përputhje me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të adresuar çështjet që ndikojnë në mirëqenien e komunitetit të pakicës serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe partneriteti i mirë ndërkombëtar kërkojnë kohë për të vlerësuar pasojat, për të dëgjuar perspektivat dhe për t’u konsultuar me të tjerët për një zgjidhje të zbatueshme.

“Pasoja e këtij dhe veprimeve të ngjashme të njëanshme i kufizon mundësitë e Shteteve të Bashkuara si avokate e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në përgjigje.

Më herët gjatë ditës ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë hyrjen në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore për përdorimin e valutave pa u përgatitur plotësisht ndërsa shprehu shqetësimin se kjo mund të çojë në tensione të reja në Kosovë.

“Ne mendojmë se kjo çështje meriton vërtet një shqyrtim më të kujdesshëm, por edhe një diskutim brenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të shqetësuar se ajo potencialisht do të përshkallëzojë tensionet etnike dhe rezulton problematik për jetën e përditshme të një numri të qytetarëve të Kosovës”, tha ambasadori amerikan pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Vendimi që hyri ne fuqi me 1 shkurt nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.

Rregullorja nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb por edhe shqetësimet e diplomatëve perëndimorë se ajo mund të nxisë tensione të reja.

Qeveria e Kosovës tha të mërkurën se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe kalimtare të lehtësuar, por pa dhënë hollësi për afatin kohor.

“Pra, ne shpresojmë se qeveria do të gjejë një mënyrë për të realizuar atë që është thënë nga zëvendëskryeministri Bislimi, që do të thotë të ketë një lloj periudhe kalimtare dhe në të cilën ka një ritëm. Dhe disa njohje të sfidave në vend përpara se të zbatohet plotësisht”, tha ambasadori Hovenier, duke nënvizuar se një pjesë e qytetarëve serbë do të përballen me shumë sfida në përfitimet që i marrin.

“Unë mendoj se njerëzit do të ndihen të shkëputur nga një përfitim ku ata mbështeten. Askush nuk e dëshiron këtë. Ne jemi të shqetësuar për individët dhe jetën e tyre”, tha ambasadori amerikan.

Edhe Bashkimi Evropian i bëri thirrje të enjten Kosovës që të ofrojë periudhë mjaftueshëm të gjatë kalimtare për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore e cila përcakton se euroja është monedha e vetme që mund të përdoret për pagesa.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për të lehtësuar këtë proces.

Bashkimi Evropian dhe diplomatët në Prishtinë pajtohen që rregullorja “synon të rrisë transparencën financiare, të sigurojë qëndrueshmërinë financiare dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave”, por kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit “derisa të zgjidhen çështjet që sigurojnë se askush nuk do të dëmtohet”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç diskutoi të mërkurën mbrëma me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për këtë çështje por nuk u dhanë hollësi rreth diskutimeve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë trysni Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan gati një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër. /VoA/

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

Kosova News 02/02/2024 01/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme
21:03 -14/05/2025
Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
20:42 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?