Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, Jeta Statovci ka thënë se Kosova pavarësisht sfidave po bëhet më e fuqishme, kjo pasi sipas saj pasaporta e Kosovës është fuqizuar duke u ranguar në vendin e parë në botë.
Tutje, deputetja Statovci ka thënë së pasaporta është identitet i shtetit dhe forcimi i saj është forcim i prestigjit dhe dinjitetit.
“𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐛𝐨𝐭ë 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐧ë 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐭ë 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐬.
Pasaporta është identitet i shtetit , është krenari e mburrje, forcimi i saj është forcim i prestigjit, dinjitetit.
Diplomacia jonë është tërësia jonë, e popullit tonë bashkë me institucionet tona. Kosova po bëhet, pavarësisht sfidave.”, ka shkruar Statovci në Facebook.