KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbulohen në Kazakistan dy kopsa ari të një princi që jetoi 1500 vjet më parë
Botë

Zbulohen në Kazakistan dy kopsa ari të një princi që jetoi 1500 vjet më parë

Kosova News
Kosova News 13:50 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

I ngulitur mes bukurive të Azisë Qendrore, që nga koha e Marco Polo-s e këtej, Kazakistani nuk ka pushuar kurrë së magjepsuri udhëtarët që kanë kaluar nëpër të, për shkak të bukurisë së tij natyrore mahnitëse dhe zakoneve të popullit të tij. Dëshmitë më të fundit arkeologjike të qytetërimeve që banonin në të, kishin të bënin me zbulimin e dy pllakave ari shumë të çmuara, të konsideruara si paraqitjet e para ekzistuese të themeluesit të kaganatit turk, që datojnë 1500 vjet më parë.

Gjetjet në fjalë dolën në dritë në vendin Eleke Sazy, në kufirin e largët lindor të Kazakistanit, ku arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë së Kazakistanit kanë kryer kërkimet e tyre që nga viti 2016. Pikërisht ai rajon ishte i pushtuar për rreth treqind vjet nga Göktürk, një konfederatë e popujve turqishtfolës, të cilët rreth vitit 550 krijuan një mbretëri të gjerë, kufijtë e së cilës varionin nga Mongolia në Kaukaz, duke u shtrirë në pjesën më të madhe të Azisë Qendrore. E themeluar nga udhëheqësi turk Bumin Qaghan, i cili u bë khan i madh duke ua kaluar titullin pasardhësve të tij, kjo perandori zhvilloi forma shumë të rafinuara të artit, veçanërisht në përpunimin e metaleve.

Varri i Eleke Sazy, që daton në shekullin e 6-të, ruan eshtrat e një njeriu me rëndësi, ndoshta një tegin (një term i lashtë turk që do të thotë “princ”), i cili sipas studiuesve mund të ketë qenë i lidhur me klanin mbretëror Ashina. (i njëjti të cilit i përkisnin khanët e parë). Gjatë hulumtimeve në brendësi të dhomës në të cilën është djegur i ndjeri, janë gjetur dy pllaka të arta me formë të rrumbullakosur dhe me diametër 3.7 cm. Hipoteza e paraqitur nga arkeologët është se ato ishin kopsa, të dizajnuara për t’u futur si stoli në një rrip. Në kulturën turke, artefakte të tilla visheshin nga njerëz me status të lartë.

Ajo që ishte më e habitshme, ishin dekorimet e pranishme në dy pllakat. Në qendër të të dyjave qëndron një figurë mbretërore, me një kurorë të pasur në kokë. Sovrani paraqitet i ulur në një fron të stolisur me dy kuaj, në të dyja anët e të cilëve shfaqet shërbëtorë të gjunjëzuar që të ofrojnë pije. Mendimi i Zainolla Samashev, arkeologut që drejtoi gërmimet, është se të gjithë këta elementë simbolizojnë atmosferën e shenjtërisë që gëzon Khani i madh. Për më tepër, këto do të ishin përshkrimet më të vjetra të tij të gjetura ndonjëherë deri më sot.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit
14:11 -21/07/2026
Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?