Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar kryeministrin që pritet ta marrë drejtimin e Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se pavarësisht kufizimit në kohë, qeveria e re mund t’i dëshmojë aftësitë për të qenë gjithëpërfshirëse.
“Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik”, ka thënë ai.
Begaj ka shtuar se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE”, ka shtuar Begaj.


