KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Riklasifikoehn si publike disa pjesë të dëshmisë së një dëshmitari në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Lajme

Riklasifikoehn si publike disa pjesë të dëshmisë së një dëshmitari në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

KosovaNewss
KosovaNewss 18:39 -25/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes platformës online “Zoom”, ka thënë se në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka konstatuar se pjesë të caktuar të një nga dëshmitarët që ka dhënë dëshmi në tetor 2023 të rikalsifikohen si publike.

“Kjo është rrjedhojë e urdhrit gojor të Trupit Gjykues, të lëshuar në nëntor, në të cilin u përcaktua procedura për rishikimin e transkripteve të seancave private, me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike, duke vazhduar njëkohësisht garantimin e mbrojtjes së dëshmitarëve”, tha Doyle.

Zëdhënësi i DhSK-së, tha se në këtë çështje gjyqësore gjatë kësaj jave janë mbajtur vetëm tri seanca në të cilat kanë vazhduar dëshmitë dy dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Këtë javë, në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seancat u mbajtën të martën, të mërkurën dhe të enjten. Dëshmitari i 41-të i thirrur nga Prokuroria vazhdoi dhënien e dëshmisë të martën. Sipas Prokurorisë, dëshmitari është i afërm i familjes së një viktime të vrasjes së paligjshme dhe zhdukjes me forcë nga Drenoci. Dëshmitari po dëshmon me masa mbrojtëse dhe kryesisht në seancë private. Gjatë seancës së sotme, dëshmitari i 39-të i Prokurorisë z. Dejan Jeftiq, vazhdoi dëshminë e tij, e cila filloi më 11 dhjetor 2023. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga Prokuroria në dhjetor, dëshmitari u arrestua nga shqiptarë të armatosur në korrik të vitit 1998, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë”, tha Doyle.

Doyle tha se me 17 janar kryetarja e DhSK-së, ka caktuar edhe panelin e Gjykatës Supreme për të marrë vendim lidhur me kërkesat e Salih Mustafës.

“Më 17 janar, Kryetarja e DHSK-së, Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e dorëzuar nga Mbrojtja e Salih Mustafës, që kërkon zgjatjen e afatit për dorëzim të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë. Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë Van den Vajngart, dhe Daniel Fransen janë caktuar anëtarë të Panelit”, tha Doyle.

Ai tha se me 25 janar, Paneli i Supremes nxori dy vendime në çështjen ndaj Mustafës e që njëri kishte të bënte me ndërprerjen e përfaqësimit të avokates Alegandra në këtë çështje.

“Në vendimin e parë, Paneli përcaktoi se znj. Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues II (në të cilin është i akuzuar Jakup Krasniqi dhe të cilin ajo gjithashtu e përfaqëson) lidhur me synimin e saj që të përfaqësojë z. Mustafa, siç kërkohet me Kodin e Etikës në mënyrë që të pranonte vendimin e Trupit Gjykues nëse ekziston ndonjë konflikt interesi. Rrjedhimisht, Paneli deklaroi se emërimi i Alagendra si avokate e re e Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja”, tha zëdhënësi i DhSK-së.

Michael Doyle tha se vendimi i dytë kishte të bënte me hedhjen e kërkesës së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

“Në vendimin e dytë, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për të dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe vuri në dukje se afatet kohore të parashikuara në Ligj lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ndryshohen me Rregulloren e Punës dhe të Provave dhe se znj. Alegandra nuk ka legjitimet për ta dorëzuar kërkesën”, tha Doyle.

Ndër zhvillimet që karakterizuan Specialen këtë javë sipas Doyle është edhe vazhdimi i paraburgimit për Pjetër Shalën.

“Në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, më 19 janar, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të z. Shala, duke konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku që ai mund të pengojë procesin dhe të kryejë krime të tjera kundër dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje gjyqësore dhe/ose janë paraqitur në gjykatë. Trupi Gjykues vazhdon të jetë i mendimit se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm me anë të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, tha Doyle.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Gjithashtu lexoni:

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

KosovaNewss 25/01/2024 25/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?