KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krapoviq: Mali i Zi do të dërgojë ushtarë në Kosovë dhe vende tjera në kuadër të NATO-s
Siguri

Krapoviq: Mali i Zi do të dërgojë ushtarë në Kosovë dhe vende tjera në kuadër të NATO-s

Kosova News
Kosova News 19:54 -23/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ka bërë të ditur se Mali i Zi do t’i zgjerojë angazhimet ushtarake në sferën lindore të NATO-s, duke u angazhuar në më shumë se një front.

Kjo sipas tij do të përfshijë angazhimin shtesë edhe në Kosovë.

“Në përputhje me angazhimin tonë ndaj NATO-s dhe detyrave të reja që rrjedhin nga situata aktuale ndërkombëtare, do të kemi shtim të pranisë së trupave tona në Letoni dhe Bullgari. Përveç kësaj, angazhimi ynë në Kosovë dhe në Irak do të vazhdojë me të njëjtin vigjilencë”, theksoi Krapoviq gjatë fjalës së tij.

Ministri theksoi rëndësinë e takimit me Admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe këshilltar për çështjet ushtarake i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, duke e cilësuar atë si një mundësi për të demonstruar solidaritetin dhe vendosmërinë e Malit të Zi si anëtar besnik i aleancës.

“Diskutuam hollësisht për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, dhe konfirmova se Mali i Zi është i përkushtuar në përmbushjen e vendimeve që u morën vitin e kaluar në Vilnius,” shtoi ai, duke nënvizuar nevojën për rritjen e investimeve në ushtri të Malit të Zi, raporton Vijesti.

Krapoviq nuk la pa përmendur rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në këtë drejtim.

Ai pohoi se Mali i Zi do të jetë gjithmonë mbështetës i prerë i perspektivës euroatlantike të rajonit dhe do të luftojë çdo ndikim malinj të palëve të treta.

Admiral Bauer, gjatë fjalës së tij, vlerësoi kontributet e Malit të Zi në stërvitjen më të madhe në dekada dhe në misionet në Kosovë dhe Irak, ndërsa njoftoi një rritje të buxhetit për ushtrinë, me një pjesë të konsiderueshme të shkuar për modernizim.

Ai po ashtu theksoi 75-vjetorin e NATO-s, duke e cilësuar atë si aleancën ushtarake më të suksesshme në histori dhe mbrojtëse të të drejtave të vendeve anëtare.

Bauer përfundoi me një thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës, duke e quajtur atë jo vetëm një gjest bamirësie, por një investim jetësor për sigurinë globale.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 23/01/2024 23/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?