KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Federale dënon kosovarin me dëbim nga Zvicra
Lajme

Gjykata Federale dënon kosovarin me dëbim nga Zvicra

KosovaNewss
KosovaNewss 18:39 -21/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Federale konfirmon dënimin për grabitje. Akti i rëndë ka ndodhur në shtator 2018, në Schlieren, Kantoni i Cyrihut.

Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator 2018: Një kosovar që kishte maskuar fytyrën me një bluzë – së bashku me një bashkëpunëtor tjetër të maskuar – kishte sulmuar një person të tretë. Ai thjesht donte të dilte nga makina e tij në një parking në Schlieren kur dyshja e grabitësve e goditi atë në kokë, transmeton albinfo.ch. Qëllimi i tyre ishte grabitja e një çante krahu në makinë, që kishte para brenda.

Viktima është përpjekur më kot. Autorët kanë pasur edhe një thikë me vete – dhe e kanë goditur atë edhe me thikë. Më pas ata kanë marrë çantën e krahut dhe janë larguar.

Në nëntor të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Dietikon e ka dënuar kosovarin, që tani është rreth 50 vjeç, me një dënim të pjesshëm (pjesërisht me kusht) prej 30 muajsh burg, për grabitje. Ai duhej të mbante nëntë muaj burgim efektiv ndërsa 21 muaj i janë dhënë me kusht, shkruan Limmattaler Zeitung. Pos dënimit në fjalë kosovarit ju shqiptua edhe masa siguruese, largim  nga vendi për shtatë vjet. Dëbimi vlen për të gjithë zonën Shengen.

I dënuari është ankuar, duke kërkuar pafajësi dhe heqjen e dëbimit nga vendi. Por Gjykata e Lartë (Kantinale) e Cyrihut vetëm sa ka konfirmuar vendimin e Dietikon, në procesin e përfunduar në maj të vitit 2022, përcjell albinfo.ch. Autori pastaj e ka çuar çështjen më tej në Gjykatën Federale , si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo tani e ka refuzuar ankesën dhe së fundmi ka publikuar aktgjykimin e saj që është i njëjtë me atë të dy shkallëve më të ulëta.

Personi tashmë i dënuar kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 33 vjeçare, por edhe pas më shumë se 15 vitesh kishte njohuri modeste të gjuhës gjermane, thekson Gjykata Federale. Ai gjithashtu ka qenë pothuajse vazhdimisht i papunë, ka shumë borxhe dhe dy dënime të mëparshme nga viti 2009 dhe 2013. Me fjalë të tjera: ai nuk është as në aspektin social e as ekonomikisht i integruar në Zvicër.

Për shkak të katër fëmijëve të tij në Zvicër, lindi pyetja nëse tek rasti i tij mund të bëhej fjalë për të ashtuquajturin “rast vështirësie”, transmeton albinfo.ch. Por për Gjykatën e Qarkut dhe më pas edhe për gjykatën më të lartë çështja ishte e qartë: Për shkak të krimit të kryer, interesi publik i Zvicrës për dëbim tejkalon interesin personal të autorit për të mbetur në Zvicër. Sepse personi që ka kryer një grabitje është “një kërcënim serioz për sigurinë dhe rendin publik”. Gjykata Federale në këtë rast vetëm ka konfirmuar se: Ky vlerësim nga Gjykata e Qarkut Dietikon dhe Gjykata e Lartë e Cyrihut ishte i duhuri.

Gjithashtu lexoni:

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

KosovaNewss 21/01/2024 21/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?