KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti i kërkon kryeministrit irlandez mbështetjen për statusin kandidat në BE
Politikë

Kryeministri Kurti i kërkon kryeministrit irlandez mbështetjen për statusin kandidat në BE

Kosova News
Kosova News 11:08 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar homologut të tij irlandez Leo Varadkar mbështetje për statusin kandidat në Bashkimin Evropian, ndërsa ka falënderuar Irlandën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë etapave të ndryshme të historisë.

Në një konferencë për media pas takimit në Prishtinë, Kurti ka thënë se Kosova e ka si frymëzim zhvillimin e shtetit të Irlandës.

“Irlanda është frymëzuese për ne sepse kemi ngjashmëri që i ndajmë. Nga pikëpamja shoqërore, popujt tanë shquhet për mikpritje të ngrohtë. Të dy shtetet gëzojnë aleancë dhe lidhje të palëkundur me SHBA-në. Fokusi ynë është kah rritja thelbësore dhe rritja sociale”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë ka thënë se presin që në të ardhmen të thellojnë miqësinë me Irlandën.

“Ne presim që të thellojmë miqësinë mes dy vendeve tona dhe të mësojmë më shumë nga përvojat e sukseset e Irlandës. Irlanda është mbështetëse e Këshillit të Evropës dhe në anëtarësimin tonë në BE, për çka kërkuam mbështetje për statusin kandidat. Irlanda po ashtu ka dhënë kontribut të hershëm që e vazhdon edhe sot përmes misionit të KFOR-it. Populli i Kosovës është gjithnjë falënderues”, ka deklaruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Plani Hapësinor i Kosovës do të ndërtohet mbi të dhëna, ekspertizë dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, t’i adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?