KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë, nis beteja ligjore në gjykatën e lartë të OKB-së
Botë

Akuzat ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë, nis beteja ligjore në gjykatën e lartë të OKB-së

Kosova News
Kosova News 08:44 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një betejë ligjore nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë përbën gjenocid, hapet të enjten në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seancat dëgjimore pasi Afrika e Jugut u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit. Ndërsa Izraeli i mohon plotësisht akuzat për gjenocid.

Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze. Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës së Jugut në seanca dëgjimore më 11 dhe 12 janar. Rasti, mund të zgjasë disa vjet. Izraeli i konsideron të padrejta dhe të njëanshme gjykatat e OKB-së dhe ato ndërkombëtare. Por ai po dërgon një ekip të fortë ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të mbrojtur operacionin e tij ushtarak të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. “Unë mendoj se ata kanë ardhur sepse duan të shfajësohen dhe mendojnë se mund t’i rezistojnë me sukses akuzës për gjenocid,” tha Juliette McIntyre, një eksperte për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Australisë Jugore.

Seancat dëgjimore paraprake në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë fillojnë me avokatët për Afrikën e Jugut duke u shpjeguar gjyqtarëve pse vendi ka akuzuar Izraelin për “veprime dhe mosveprime” që janë “në karakter gjenocidal” në luftën në Gazë. Seanca hapëse e së enjtes përqendrohet në kërkesën e Afrikës së Jugut që gjykata të vendosë urdhra të përkohshëm detyrues, duke përfshirë ndalimin e fushatës ushtarake të Izraelit. Një vendim mund të marrë disa javë.

Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23.200 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, thonë zyrtarët shëndetësorë. Në sulmin e 7 tetorit militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Ata rrëmbyen rreth 250 të tjerë, gati gjysma e të cilëve janë liruar. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e hodhi poshtë rastin si “të pameritë” gjatë një vizite në Tel Aviv të martën.

“Është veçanërisht e hidhur, duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin – Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetësi i tyre Irani – vazhdojnë të bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, tha ai. Gjykata botërore, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis kombeve, nuk e ka gjykuar kurrë një vend si përgjegjës për gjenocid. Rasti i fundit ishte në vitin 2007 kur vendosi se Serbia “shkeli detyrimin për të parandaluar gjenocidin” në masakrën e korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës ndaj më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të Srebrenicës. Afrika e Jugut “do të ketë një kohë të vështirë për të kapërcyer pragun” për të provuar gjenocidin, tha McIntyre.

“Nuk është thjesht një çështje e vrasjes së një numri të madh njerëzish,” shtoi ajo në një email për Associated Press. “Duhet të ketë një qëllim për të shkatërruar një grup njerëzish (të klasifikuar sipas racës ose fesë për shembull) tërësisht ose pjesërisht, në një vend të caktuar”, tha ajo. Në një dokument të detajuar prej 84 faqesh që nis çështjen në fund të vitit të kaluar, Afrika e Jugut pretendon se Izraeli e ka demonstruar këtë qëllim. Izraeli u përgjigj duke këmbëngulur se vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe se i fokuson veprimet e tij ushtarake vetëm kundër Hamasit, duke shtuar se banorët e Gazës nuk janë armiq. Ai pohoi se vepron për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territor.

Një konventë e gjenocidit u hartua në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjeve të gjashtë milionë hebrenjve në Holokaust. Si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut janë nënshkrues.

Në dosjen e saj me shkrim, Afrika e Jugut thotë se iu drejtua gjykatës “për të vendosur përgjegjësinë e Izraelit për shkeljet e konventës së gjenocidit; për ta mbajtur atë plotësisht përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar për këto shkelje” dhe për të “siguruar mbrojtjen urgjente dhe më të plotë të mundshme për palestinezët në Gaza, të cilët mbeten në rrezik të madh dhe të menjëhershëm të vazhdimit dhe akteve të mëtejshme të gjenocidit”. ​Një ekip avokatësh që përfaqësojnë Afrikën e Jugut do të paraqesin për tri orë argumente në sallën e madhe të drejtësisë të veshur me panele druri në gjykatën botërore. Ekipi ligjor i Izraelit do të ketë tri orë kohë të premten në mëngjes për të hedhur poshtë akuzat.

Në mesin e delegacionit të Afrikës së Jugut do të jetë edhe ish-udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Jeremy Corbyn, udhëheqja e të cilit, e Partisë Laburiste të qendrës së majtë, ishte njollosur nga akuzat për antisemitizëm. Ai është një mbështetës i gjatë i kauzës palestineze dhe një kritik i ashpër i Izraelit. Human Rights Watch tha se seancat do të sigurojnë shqyrtim në një sallë gjyqi të OKB-së për veprimet e Izraelit. “Rasti hap një proces ligjor në gjykatën më të lartë në botë për të shqyrtuar në mënyrë të besueshme sjelljen e Izraelit në Gazë me shpresën për të pakësuar vuajtjet e mëtejshme”, tha Balkees Jarrah, nga kjo organizatë.

Gjykata e OKB-së, me seli në një periferi të Hagës, në Holandë, merret me mosmarrëveshjet midis kombeve. Gjykata Ndërkombëtare Penale, e vendosur pak më larg në të njëjtin qytet holandez, ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?