KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinken: SHBA mbështet hapa konkretë për një shtet palestinez
Botë

Blinken: SHBA mbështet hapa konkretë për një shtet palestinez

Kosova News
Kosova News 14:49 -10/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Uashingtoni mbështet “hapa konkretë” drejt krijimit të një shteti palestinez.

Blinken përsëriti qëndrimin e kamotshëm të Uashingtonit se një shtet palestinez duhet të ekzistojë përkrah Izraelit, “duke jetuar të dy në paqe dhe siguri”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate.

Krijimi i një shteti palestinez pritej të ndodhte pas Akordeve të Oslos në vitet ’90, por bisedimet kanë ngecur për vite të tëra.

Qeveria izraelite nuk ka shfaqur interes për ringjalljen e negociatave dhe udhëheqja palestineze vazhdon të jetë e ndarë midis Autoritetit Palestinez, që udhëhiqet nga Abbasi, dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që udhëheq me Rripin e Gazës.

Abbas e përshkroi Rripin e Gazës si “pjesë integrale e shtetit palestinez”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze, Wafa.

“Nuk është e mundur të pranohet apo të merren me planet e autoriteteve pushtuese për ta ndarë atë, apo për të shkëputur pjesë të tij”, i tha lideri palestinez kryediplomatit amerikan, shkruan REL.

Për javë të tëra po zhvillohen diskutime lidhur me atë se si do të qeveriset Gaza pasi të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi më 7 tetor. Izraeli ka paralajmëruar se luftimet ka gjasa të vazhdojnë për muaj.

Abbas gjatë takimit në Bregun e pushtuar Perëndimor me Blinkenin e ngriti edhe çështjen e “përpjekjeve të bëra për të ndalur agresionin izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”, raportoi Wafa.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe marrë peng 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, tokësore dhe detare që kanë lënë të vdekur mbi 23.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Blinken ditëve të fundit ka qëndruar në disa shtete në rajon, përfshirë edhe në Izrael. Më 9 janar, Blinken deklaroi në Tel Aviv se Izraeli duhet të ndërmarrë ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe i bëri thirrje të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 10/01/2024 10/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?