KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Marty tentoi ta shtrembëroj të vërtetën-“Mbetjet” e Millosheviqit ende janë në Serbi
Politikë

Osmani: Marty tentoi ta shtrembëroj të vërtetën-“Mbetjet” e Millosheviqit ende janë në Serbi

Kosova News
Kosova News 11:46 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është i mirëseardhur miratimi i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, e cila i adresohet Këshillit të Evropës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të përfshira në raportin e ish-senatorit Dick Marty.

Ajo tha kështu pasi u pyet nga mediat për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me raportin e Dick Martyt, e për çka u përgjigj se historia nuk mund të zhbëhet.

Osmani, ka thënë se për luftën çlirimtare të Kosovës, UÇK-në e gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia, nuk janë të nevojshme rezolutat pasi konfirmohet përditë një gjë e tillë.

Osmani theksoi se edhe sot në Serbi ekzistojnë mbetjet e mendësisë së Millosheviqit.

- Reklamë -

“Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot, që lufta çlirimtare e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh sepse e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal i udhëhequr nga Millosheviqi, mbetjet e të cilit akoma janë në Serbi, në kontekst të mentalitetit”, tha ajo.

Osmani theksoi se Dick Marty ka tentuar ta shtrembëroj të vërtetën, teksa se Serbia përmes komplotesh përpiqet ta fajësojë Kosovën.

“Dick Marty ka tentuar të shtrembëroj të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, një luftë gjenocidale e Serbisë kundër popullit të Kosovës, por përgjigjen e ka marrë edhe nga vet prokurorë të Speciales. Serbia edhe sot vazhdon që të përgatisë lloj-lloj komplotesh e lloj-lloj sulmesh siç kanë tentuar kundër vetë Martyt që ta fajësonte më pas Kosovën, të gjitha këto vërteta ne i themi në çdo cep të botës”.

Osmani u pyet për vizitë tek të akuzuarit e Gjykatës Speciale që po mbahen në Hagë. Tha se nuk kanë rëndësi vizitat sa të sigurohet shteti që ata që po akuzohen të kenë mbrojtjen e nevojshme.

“Ne nuk harrojmë. Kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh. Nuk e harrojmë, sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?