KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli, skeptik për imunitetin e Donald Trump
Botë

Apeli, skeptik për imunitetin e Donald Trump

Kosova News
Kosova News 22:56 -09/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, nga pyetjet që u drejtuan avokatëve të të dyja palëve, tre anëtarët e Gjykatës së Apelit në Uashington dukeshin tejet skeptikë nëse ish presidenti gëzon imunitet nga akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.Tre gjyqtarët, dy prej të cilëve të emëruar nga Presidenti Biden dhe njeri nga Presidenti Bush, po ashtu ngritën mëdyshje nëse ata kanë fuqinë ligjore për të marrë në shqyrtim apelimin e çështjes në këtë pikë të procesit, duke lënë të hapur mundësinë që kërkesa e zotit Trump të rrëzohet.Në 1 dhjetor, gjykatësja e shkallës së parë, Tanya Chutkan u shpreh qartë se ish presidenti nuk gëzonte imunitet.Mund të duhen javë ose muaj që Gjykata e Apelit të marrë një vendim, që ka shumë të ngjarë të apelohet në Gjykatën e Lartë.Gjykata e Lartë po shqyrton ndërkohë një tjetër rast për ish presidentin, atë të vendimit të shtetit të Kolorados për ta hequr zotin Trump nga fleta e votimit nën argumentin se ka marrë pjesë në kryengritjen e 6 janarit, siç parashikohet në nenin e 14 të kushtetutës.Ish presidenti Trump, ishte i pranishëm në seancën e sotme në Uashington. Avokatët e tij kërkuan pushimin e çështjes me arsyetimin se ish-presidentët nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Por gjyqtarët reaguan me skepticizëm mbi këtë argument. Një nga gjykatëset, Florence Pan, e pyeti avokatin e zotit Trump, se “ç’do të ndodhte nëse një president shiste sekrete ushtarake, apo nëse urdhëronte vrasjen e një rivali polik? A nuk duhet gjykuar ai për këto”?Avokati John Sauer u përgjigj se akuza ndaj presidentit mund të ngrihej vetëm në rast se më parë Dhoma e Përfaqësuesve do të kishte ngritur akuza ndaj tij dhe Senati, organi që zhvillon gjyqin ndaj një presidenti, do ta shpallte atë fajtor.Por sipas përfaqësueve të Departamentit të Drejtësisë, dhënia e imunitetit për zotin Trump do t’i hapte udhë një precedenti që presidentët e ardhshëm të kryenin krime. “Presidenti ka një rol unik kushtetues, por ai nuk është mbi ligjin”, tha James Pearce avokat i Deparamentit të Drejtësisë.Sipas prokurori të posaçëm, Jack Smith, që drejton hetimet ndaj zotit Trump, ky i fundit ka vepruar në rolin e një kandidati politik dhe jo në rolin e një presidenti, kur ushtroi trysni mbi zyrtarët zgjedhorë për të përmbysur humbjen dhe kur nxiti mbështetësit e tij që t’i drejtoheshin Kapitolit në 6 janar të vitit 2021.Akuza për përpjekje për të përmbysyr rezultatin e zgjedhjeve është një nga 4 akuzat penale me të cilat përballet ish presidenti Donald Trump ndërsa garon për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.Prej kohësh, Departamenti i Drejtësisë ka mbajtur qëndrimin se presidentët nuk mund të ndiqen penalisht ndërsa janë në detyrë dhe për vendimet e tyre zyrtare.Zoti Trump, i pari ish predent që po ndiqet penalisht, përballet me 91 akuza, në 4 çështje të ndryshme. Avokati i zotit Trump i tha tre gjykatësve se vazhdimi i procesit ndaj zotit Trump do t’i hapte udhë një cikli hakmarrjeje pas çdo procesi zgjedhor dhe do të “hapte një kuti pandore nga e cila vendi ndoshta nuk do mund të rimëkëmbej më./VOA

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 09/01/2024 09/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?