KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni për reformën zgjedhore e fillon punën në shtator
Politikë

Komisioni për reformën zgjedhore e fillon punën në shtator

Kosova News
Kosova News 11:13 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kuvendin e Kosovës është bërë konstituimi i komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, i cili synon të adresojë çështjet që lidhen me Ligjin për zgjedhjet si dhe rekomandimet e vëzhguese ndërkombëtarë e vendorë lidhur me këtë proces.

Puna e këtij komisioni do të nisë me fillimin e sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës.

Kryesuesi i komisionit, Abelard Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që të këtë një pajtueshmëri rreth çështjeve të cilat do t’i adresojë ky komision.

Ai ka thënë se do të ftohet edhe Komisioni Qendror zgjedhor për të dhënë adresimet e tyre që lidhen me implementimin e ligjit, qoftë për zgjedhjet lokale apo ato nacionale.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se duhet përcaktuar disa afate të brendshme të punës si dhe temat që do të trajtohen.

“Duke synuar të adresojmë mbi 35 rekomandime të dhëna nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Që nga 2017 vazhdojnë të përsëriten këto rekomandime dhe kërkesa e Zyrës së BE-së për t’i adresuar, qoftë përmes misionit në Kosovë, qoftë përmes raportit të progresit, por mbi të gjitha adresim i këtyre rekomandimeve është i rëndësishëm për shkak të përmirësimit të procesit dhe demokracisë në Kosovë. Mbi pesë palë zgjedhje në Kosovë, për të gjitha ka rekomandime, madje në një moment edhe BE kishte kushtëzuar edhe vazhdimin e procesit zgjedhor me adresimin e këtyre rekomandimeve”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e rëndësishme të përfshihen edhe partitë politike jo parlamentare, shoqëria civile dhe komunitetet jo shumicë.

“Sa i përket punës së komisioni unë nuk kisha thënë që ne të merremi me rregullore të punës, ne jemi komision ad-hoc ne zbatojmë rregullore, por duhet të punojmë gjatë në planin e punës, përcaktimin e afateve, objektivave, detyrat që i ndajmë brenda këtij komisioni dhe mbi të gjitha, që kjo ju bie barrë ju kryetar i komisionit, me siguri gjithëpërfshirës, jo vetëm të partive politike parlamentare por edhe të partive politike jo parlamentare dhe OJQ-ve, publikut, si komunikojmë, sepse është mirë ne me arrit një konsensus shoqëror për ndryshimet në legjislacionin që prekin zgjedhjet, sigurisht një lloj dakordimi të partive politike jo parlamentare, e besoj që kjo kontribuon në ruajtjen e demokracisë”, ka thënë Hoti.

Parregullsitë e evidentuara në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mëhershme kanë treguar për domosdoshmërinë dhe nevojën e zbatimit të reformës zgjedhore.

E pas shumë viteve shtyrje të kësaj reforme, duket se tashmë do të nisin punët për të. Kështu Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë sot do të bëj konstituimin.

Ky konstituim bëhet pasi në fillim të këtij muaji me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Deklarata për formimin e këtij komisioni është nënshkruar nga partitë politike më 13 prill të këtij viti.

Ndërsa janë bërë një dekadë prej kur në Kosovë është iniciuar reforma zgjedhore. Kjo reformë do të përmirësonte procesin zgjedhorë, duke certifikimi i kandidatëve, listën e votuesve, votimin e diasporës, afatet kohore, financimin e partive politike./KosovaNews/

Reforma zgjedhore në Kosovë, sot konstituohet Komisioni Ad-Hoc në Kuvend

Gjithashtu lexoni:

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri
23:29 -17/05/2025
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë
23:25 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?