Ekipet e shpëtimit të Sllovenisë nxorën me sukses të hënën pesë persona të cilët kishin mbetur të bllokuar në një shpellë për më shumë se dy ditë, për shkak të niveleve të larta të ujit, njoftuan mediat lokale.
Operacioni i shpëtimit u bë i mundur pasi nivelet e ujit brenda shpellës u ulën, ka njoftuar, kreu i Shërbimit të Shpëtimit, Walter Zakrajsek.
Një familje prej tre anëtarësh dhe dy udhërrëfyesit e tyre u bllokuan në shpellën Krizna Jama në jugperëndim të Sllovenisë të shtunën, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Grupi hyri të shtunën në mëngjes, por u bllokua pasi ujërat nëntokësore u ngritën me shpejtësi. Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se të pesë personat ishin mirë, pavarësisht se kaluan dy net brenda shpellës.


