Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se kanë rrëzuar 21 nga 28 dronët rusë që synonin jugun dhe lindjen e vendit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se ministrja e jashtme japoneze ka arritur në Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar e ku premtoi 37 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën.
Ukraina ka hyrë në ditën e 684-të luftimeve me Rusinë.
Forcat Ajrore ukrainase kanë njoftuar se kanë rrëzuar 21 nga 28 dronët rusë me objektiv infrastrukturore synonin në jug dhe lindje të vendit. E 12 persona kanë mbetur të plagosur sipas autoriteteve rajonale të Dnipropetrovsk-it nga dronët rus në Dnipro.
E nga të rejat diplomatike, Ministrja e Jashtme japoneze Yoko Kamikava, në një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev, i premtoi NATO-s 37 milionë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të shmangë sulmet nga dronet rus. Ajo tha gjithashtu se Japonia do të dhurojë pesë gjeneratorë të lëvizshëm të turbinave me gaz dhe shtatë transformatorë për të ruajtur furnizimin me energji elektrike.
Kamikava u detyrua të mbante konferencën e saj për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në nëntokë pas një alarmi për sulm ajror.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një konferencë të sigurisë në Suedi tha se situata në fushë betejës është relativisht e qëndrueshme dhe se Rusia mund të mposhtet.
Duke folur në të njëjtën ngjarje, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se detyra kryesore e politikës së jashtme të Suedisë në vitet e ardhshme do të ishte të mbështeste Ukrainën.


