Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se palestinezët nuk duhet të detyrohen ta lënë Gazan dhe duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre sapo të përmbushen kushtet e jetesës.
Blinken ka dënuar deklaratat e disa prej ministrave izraelitë, të cilët kanë bërë thirrje që palestinezët të zhvendosen.
Komentet e tij kanë ardhur pas raporteve se disa persona janë vrarë në një kamp të refugjatëve në Gazan veriore.
Fotografitë kanë treguar trupa të shtrirë afër ndërtesave të shkatërruara, shumë prej tyre, gra dhe fëmijë.
Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë përgjigje për raportet e tilla.
Gjithashtu më shumë se 60 palestinezë janë raportuar të vrarë një ditë më herët në qytetin Khan Younis.
Kampi Jabalia është goditur disa herë që kur Izraeli nisi luftën kundër Hamasit, pas sulmit më 7 tetor.
Më shumë se 22.000 njerëz, më së shumti gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga Hamasi. Gjithashtu janë raportuar 113 vdekje në 24 orët e fundit pas bombardimeve të Izraelit.


