Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka reaguar për paraburgimin e Nikolla Sanduloviqit. Ai në një postim në Facebook ka thënë se regjimi i Vuçiqit e dënon Nikola Sanduloviqin me 30 ditë burgim, në ditën Krishtlindjeve ortodokse.
“Nikola Sanduloviq arrestohet, keqtrajtohet brutalisht nga policia sekrete e Vuçiqit dhe sot ai dënohet me 30 ditë burgim për “krimin” e supozuar vetëm pse një vit më parë vendosi lule tek varrezat e familjes Jashari dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë! Serbia nën qeverisjen e radikalit Vuçiq, duke eliminuar çdo zë opozitar, gjithnjë e më shumë po i përngjan Koresë Veriore në mes të Evropës. SHBA, Bashkimi Evropian, Amnesty International dhe të gjitha institucionet demokratike perëndimore duhet t;i bëjnë presion”, ka shkruar Kurti.


