Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të larguar letrat ngjitëse në targa të automjeteve.
Cramon theksoi se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.
“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosoca në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drej realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”- është shprehur Cramon në rrjetin social X.
No more stickers on license plates when u travel from Kosovo 🇽🇰 to Serbia 🇷🇸 – vice versa. What was designed as a temporary measure is finally redundant.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) January 5, 2024
One more step towards reality in which 🇷🇸 de facto recognizes 🇽🇰 as a state + contributes to peace & prosperity in the region https://t.co/pViuYFPB5R
Ky vendim është përshëndetur edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sipas të cilit kontribon në lëvizje të lirë mes dy vendeve.
Kurse kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë po qe se ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS.
Ai theksoi se do të veprohet sipas parimit të reciprocitetit.
Ai ka shtuar se veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet të lexohet si “manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake”.


