KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë
Politikë

Kurti takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:18 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, pritën në takim përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile me rastin e publikimit të Raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë 2021. Raporti adreson mbi 100 rekomandime për institucionet. Në takim u trajtua nevoja e zbatimit të tyre përmes reformave institucionale.

Kryeministri Kurti i falënderoi për raportin dhe vlerësoi angazhimin e shoqërisë civile për rolin mbikëqyrës në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe theksoi se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm detyrime formale kushtetuese të tij dhe të Qeverisë, por janë thelbi i bindjes filozofike e njerëzore.

Sot nuk mund e nuk duhet të flasim për indikatorë sasiorë të matjes së realizimit të të drejtave të njeriut, por për vlera të rrënjosura njerëzore që janë të lidhura ngushtë me përvojën dhe bindjen e njerëzve në Kosovë, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se të drejtat e njeriut janë pjesë e pandashme e ekzistencës së shtetit të së drejtës dhe të demokracisë liberale. Ai potencoi se në thelb të një shteti të së drejtës, të udhëhequr nga ideja e demokracisë liberale, “të drejtat” janë thelbi i ekzistencës së shtetit, sepse të drejtat e njeriut përbëjnë thelbin e koncepteve shtet i së drejtës dhe demokraci liberale, përkundër demokracive joliberale në vendet autoritare që në thelb nuk kanë të drejtat e njeriut, por përfaqësimin përmes zgjedhjeve.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu falënderoi shoqërinë civile për angazhimin, bashkëpunimin korrekt dhe me vlerë në fusha të ndryshme për përmirësimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësuan angazhimin e  Qeverisë për procesin e Vetingut dhe falënderuan Ministrinë e Drejtësisë për hapësirën e krijuar për shoqërinë civile në hartimin e dokumenteve për vetingun.

Edhe nga kryeministri dhe ministrja Haxhiu, edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile u theksua nevoja e thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

TAGGED: Kryeministri, SHOQERIA CIVILE
Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?