KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Faton Klinaku,
Home » Veteranët ende pa përgjigje për propozimin e Kurtit
Politikë

Veteranët ende pa përgjigje për propozimin e Kurtit

Kosova News
Kosova News 22:12 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk i kanë diskutuar ende dy propozimet e dërguara nga kryeministri Albin Kurti e të cilat flasin për përfshirjen ose jo në ligjin për pagën minimale të kësaj kategorie. Kjo organizat po e quan ndërhyrje në procsin gjyqësorë verifikimin e listave të veteranëve dhe krijimin e një ligji të ri.

Një letër nga kryeministri Albin Kurti, tashmë ka arritur në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Aty, si shef qeverie Kurti ka propozuar dy alternativa për veteranët, në mënyrë që të ndalen protestat kundër ligjit për pagën minimale.

Propozimet i kanë marrë veteranët, porse thonë se nuk i kanë shqyrtuar ende.

Por, për një gjë janë të sigurt.

Propozimi për hartimin e një ligji për verifikim të veteranëve, sipas Faton Klinakut, është ndërhyrje në një proces gjyqësorë që është kthyer në rigjykim.

“Qëndrimi i jonë ka qenë dhe është që ne do të bëjmë protesta nëse ky ligj i pagave shkon në Kuvend pa ndryshim. Ne nuk e kemi shqyrtuar ende me Kryesinë këtë shkresë. Pasi ta shqyrtojmë do të ua kthejmë qeverisë. Në atë shkresë që ka ardhur ka ndërhyrje në procesin gjyqësor”, ka thënë Klinaku.

Ndonëse jo OVL-së së UÇK-së, hartimin e një ligji për riverifikim të veteranëve, Albin Kurti ia kishte përmendur Kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

Një gjë të tillë e pohon Xhevdet Qeriqi, veçse ai nuk është në favor të një iniciative të tillë.

Lexo po ashtu:

“ Po unë kom pas dy takime më Kryeministrin Kurti ma herët dhe e kemi diskuar riverifikimin e veteranëve por deri më tash s’kemi asgjë konkrete. Ne jemi të vendosur që të zbatohet ligji në fuqi dhe veteranet e luftës të trajtohen për paga mbi këtë ligj”, ka thënë Qeriqi.

Kundër propozimit të Kryeministrit Albin Kurti, janë shprehur edhe partitë opozitare.

Sipas Pal Lekajt nga AAK-ë, propozimi i bërë është injorancë ndaj atyre që sakrifikuan edhe jetën për liri.

“Kjo është injoranca më e madhe që i bëhet veteranëve që falë tyre dhe sakrificës ne e gëzojmë lirinë dhe kjo shkresë është për tu çuditur. Zoti Kurti nuk po do me krye punë pasi e di që procesi është në Gjykatë, por kjo është për të fituar kohë dhe është një injorancë ndaj vlerave të luftës”, ka deklaruar Lekaj.

Gjatë muajit qershor, qindra veteranë të UÇK-së, kanë protestuar para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësinë me miratimin në lexim të parë të ligjit që e përjashton kategorinë e tyre nga rritja e pagës minimale./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Krasniqi takon ambasadorin gjerman Rohde – Diskutojnë për tejkalimin e bllokadës politike

15 vatra aktive zjarri në Kosovë, helikopterët e KFOR-it ndërhyjnë në Skenderaj

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Kurti nis fushatën e korrje-shirjes me rekord të ri: Mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg
17:52 -08/07/2025
E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë
17:48 -08/07/2025
Zjarri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim
17:46 -08/07/2025
A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!
17:43 -08/07/2025
Familja e Diogo Jotas del me kërkesë publike për të gjithë ata që po i ngushëllojnë
17:41 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?