KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Çmimet e naftës bien në 103 dollarë, tregtarët kanë frikë për kërkesat
Ekonomi

​Çmimet e naftës bien në 103 dollarë, tregtarët kanë frikë për kërkesat

Kosova News
Kosova News 21:18 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet e naftës ranë në 103 dollarë në tregjet ndërkombëtare të enjten, pasi një rritje e inventarëve në SHBA nxiti shqetësimet rreth kërkesës dhe oferta e përtërirë nga Libia dhe Rusia lehtësuan frikën për mungesë oferte.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 3.88 dollarë më i ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 103.04 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi tregtohej me një çmim më të ulët prej 3.79 dollarë, nga 96.09 dollarë.

Çmimet janë luhatur fuqishëm ditët e fundit, duke reflektuar një zhvendosje të fokusit drejt kërkesës më të dobët dhe ofertës së reduktuar nga Rusia.

Sot, shqetësimet për kërkesën mbizotëruan për shkak të rritjes së normave të interesit me të cilat bankat qendrore përpiqen të frenojnë inflacionin, por në të njëjtën kohë frenojnë rritjen ekonomike.

Banka Qendrore Evropiane (ECB) rriti sot normat e interesit në eurozonë me gjysmë pikë përqindjeje, më shumë se sa kishte paralajmëruar, duke supozuar luftën kundër inflacionit për të mbështetur ekonominë e dobësuar.

Tregtarët lexuan dobësimin e kërkesës nga një rritje në inventarët e benzinës në SHBA javën e kaluar, me 3.5 milionë fuçi, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, shumë më tepër se sa pritej.

“Kërkesa për benzinë në SHBA nuk është aspak në rritje, dhe në kulmin e sezonit të udhëtimeve verore”, tha analisti i PVM, Stephen Brennock.

Furnizimi më i lartë nga Libia ka ndikuar në çmimet. Korporata Kombëtare e Naftës (NOC) raportoi të mërkurën se ka rifilluar prodhimin në disa fusha nafte, pas heqjes së një urdhri eksporti ‘force madhore’ javën e kaluar.

Furnizuesi rus i gazit Gazprom ka nisur sërish dërgimin e gazit në Evropë përmes gazsjellësit North Stream 1, pas përfundimit të punëve të mirëmbajtjes. Tubacioni i gazit është një rrugë kryesore furnizimi përmes së cilës më shumë se një e treta e gazit të importuar rus arrin në BE.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) raportoi veçmas se një fuçi e shportës së naftës së anëtarëve të saj ishte 109.93 dollarë të mërkurën, që do të thotë se ishte 34 centë më lirë se tregtimi i një dite më parë./kp/

Gjithashtu lexoni:

KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?