Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian (Këshilli Evropian).
Ajo ka thënë se presin që në muajt e ardhëm të punojnë me zyrtarët e Belgjikës për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.
We wish Belgium a successful Presidency of the @EUCouncil!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2024
We look forward to working closely with our Belgian partners in the upcoming months to advance Kosovo's EU membership forward and to meet our shared @EU2024BE objectives. 🇽🇰🇧🇪🇪🇺