KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ministrja Hajdari: Ka produkte që kanë marzhën e fitimit 42 për qind
Ekonomi

​Ministrja Hajdari: Ka produkte që kanë marzhën e fitimit 42 për qind

Kosova News
Kosova News 19:36 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka arsyetuar nevojën e hartimit të një ligji për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, për shkak të abuzimeve në treg.

Në seancën e sotme plenare, ministrja Hajdari paraqiti marzhat e fitimit për disa nga produktet në shitjet me pakicë, teksa kritikoi ish-pushtetet e kaluara se nuk kanë punuar për rregullimin e politikave fiskale.

“Ne kemi kalkuluar çmimet e blerjes, çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, marzha tregtare për këta artikuj që janë në disa tabela të paraqitura. Kemi çmimet, të cilat shkojnë në marzhën deri 42 për qind për vezët, a është kjo antikushtetuese, a duhet të lejohet që qytetari ynë të blej vezët në marzhën tregtare 42 për qind. Pastaj kemi pastat nga gruri i fortë me 27.73 për qind, sheqerin e kristal me 16.52 për qind, 24 për qind detergjentin, pecetat higjienike 23 për qind. Nëse shkojmë te çmimi i bukës. Buka sot kushton 60 centë. 50 centë, 45 centë. Nëse shikojmë marzhën tregtare, në çmimin e bukës 500 gramë është 45 centë marzha tregtare për bukën 500 gramë. Pastaj për bukën me 400 gramë është 45 për qind marzha tregtare e shitjes për bukën. Pastaj, nëse shikojmë te pastat nga gruri i fortë është 18.30 për qind. Kemi edhe më lirë, 13.5 për qind dhe më shtrenjtë 19 për qind. Pra, gjitha marzhat që janë përmendur kanë qenë mesatarja te shitësit me pakicë. Te shitësit me shumicë kemi marzhat kryesisht për grurin 0.32 euro për kilogram, për miellin 0.55 euro për kilogram, për orizin, 0.80 euro për kilogram, pra nuk është problemin te shitësit me shumicë, por tek ata me pakicë”, tha ajo.

Ministres, i reagoi deputeti, njëherësh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

- Reklamë -

“Faleminderit ministre që Mimoza, Hykmetja nuk kanë bërë asgjë që 10 vjet. A po dëgjon Mimozë? Qysh tash ti pas dhjetë vjetësh u bërë e mençme dhe t’i tregosh kësaj se çfarë të bëjë?! Qysh tash kjo po di të të mësojë…. Ju sapo i shpallët hajna, ose me këtë termin abuzues përmbi 30 mijë biznese në Kosovë. Marketet e vogla dhe të mesme në lagje, fshatra dhe çdo vende të Kosovës se ata janë shitësit me pakicë. Ju thatë ata janë abuzues, ata janë duke shkaktuar inflacionin, jo bizneset e mëdha sipas diskursit tuaj”, tha ai./kp/

Gjithashtu lexoni:

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Çmimi i naftës për sot

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike
11:22 -05/06/2026
Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut
11:09 -05/06/2026
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
10:54 -05/06/2026
Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj
10:36 -05/06/2026
Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve
10:29 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?